E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha drejtuesve te PD Te terheqim mendimin e cdo zgjedhesi

Përgjatë 118 ditëve deri në 23 qershor përfaqësuesit e kampit blu duhet të jenë në terren për të dëgjuar çdo shqetësim dhe problematikë të qytetarëve shqiptarë.  Kjo ishte detyra e dhënë sot nga kreu i mazhorancës për drejtuesit e Partisë Demokratike, i cili kërkoi prej tyre që të zhvillojnë një dialog ku në qendër të jetë qytetari.  “Partia Demokratike është e vendosur të përpunojë vizionin dhe projektin më të mirë të Shqipërisë së zhvilluar evropiane për katër vitet e ardhshme. PD është lokomotiva e proceseve integruese. Parti e reformave të mëdha, e guximit të reformave dhe suksesit të tyre. Në këtë kontekst e rëndësishme që të bëjmë gjithçka të tërheqim mendimin e çdo zgjedhësi shqiptar. Të lëmë mënjanë çdo paragjykim”, vlerësoi Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë takim me strukturat drejtuese të PD-së. Në gjykimin e kreut të mazhorancës është e rëndësishme që qytetarëve tu ofrohet jo paragjykim por vetëm dialog e mirëkuptim. “Kërkesa ime të përpiqemi të debatojmë pa asnjë lloj paragjykimi, të dëgjojmë sa më shumë zërat e qytetarëve, shqetësimet dhe problematikën e tyre. Ne sukseset do t’i mbrojmë, nuk janë personale, janë sukses i reformave dhe qytetarëve. Po në rast se ne do t’i përdorim ato si një eufori do të ishte e padrejtë. Ne sukseset i kemi për ti bindur se mbajmë premtimet, se jemi ndryshimi, se ne në këtë periudhë qeverisje kemi bërë transformimet më të thella. Në dialogun me qytetarët ne duhet të bindim ata se interesi i tyre është interesi më madhor. Ne duhet t`i bindim qytetarët që anëtarësimi në NATO është arritja më e madhe, lëvizja e lirë është realizimi i ëndrrave shekullore të shqiptarëve por të mos harrojmë që mbrojtja nga kjo krizë që ka pushtuar Europën dhe vendet e tjera ka qenë suksesi më i madh pas atyre arritjeve për çdo shqiptar”, nënvizoi Berisha. Por në fjalën e tij në këtë takim, nuk mungoi dhe kundërvënia ndaj kundërshtarit politik lidhur me deklaratat e këtij të fundit për ekonominë.  “Kur zotëria bërtet se Kryeministri e krahason me Gjermainë bëhet qesharak. Rritja ekonomike është rritje ekonomike kudo qoftë ajo.  Ata që shpallën që Shqipëria kanë një rritje 4 për qind më të madhe në rajon ata e kanë të qartë se rritja matet si përqindje e GDP. Ai u premtoi shqiptarëve se ai do të vendosë një ligj që borxhin ta llogarisë banka e shtetit dhe ta llogarisë si përqindje e prodhimit të brendshëm të GDP. Nëse do ta vendosim në një sferë këtë modul do të ishte injoranca e pakufijshme. Po të paktën kur nuk i ke të qarta mos i thuaj sepse kjo tregon që ekonomia tek ti ka mbetur te ngjyra gri të piktorit të dështuar”, u shpreh Berisha, lidhur me një çështje të tillë. 
Vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›