E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjvenesit e PS i kerkojne Rames respektim te statutit

Deputetet socialiste i kërkojnë kryetarit te respektoje rolin e kryesisë dhe statutin ne përzgjedhjen e emrave për listën e deputeteve qe do te garojnë ne zgjedhjet e 23 qershorit. Menjëherë pas mbledhjes se grupit parlamentar Asllan Dogjani, deputet  Kukesit tha për mediat se ne këtë proces po shmangen institucionet partiake.
Por duket se lista e deputeteve te Qarkut te Kukësit per partine socialiste tashme është gati. Me spostimin e Asllan Dogjanit, një emër tjetër pritet te shtohet ne kete liste. Vexhi Mucmata, ish prokurori i Tiranes  Vexhi Muçmata dha dorëheqjen nga organi i akuzës, ndërsa prej kohesh përflitej si nje emër i përzgjedhur nga Edi Rama si kandidat ne Kukës.
Por kritikat në adresë të lidershipit socialist vijojnë edhe nga deputetët Erjon Braçe dhe Arbej Isaraj. Përmes një dialogu ne Facebook mes te dyve ironizohen personazhet e reja te promovuara ne Partine Socialiste, disa prej te cilëve tashme jane prezantuar si kandidate për deputete. Ne një kohe qe Erion Brace i kërkonte Arben Isarajit një reagim duke shkruar “Fol e  mbro të drejtat tona”, Isaraj përgjigjet me ironi “Ata që më parë ishin miqtë e rinj të PS-së, sot po përpiqen të largojnë kontribuesit e kësaj partie”. Me tej Isaraji shkruan: Para disa kohësh ftuam disa miq në shtëpinë tonë politike, por ata ndryshuan ngjyrën e shtëpisë, oborrin, derën, dritaren dhe dhomat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›