E Diel, 1 Nëntor 2026

Stano apel politikes shqiptare Mos anashkaloni axhenden evropiane

Në një intervistë eskluzive për “ABC News”, zëdhënësi i komisionerit Stefan Füle deklaron pas takimit Meta Füle, se në zgjedhjet e qershorit duhet të sigurohet pjesëmarrja më e madhe e mundshme dhe të plotësohen standartet ndërkombëtare. Füle thekson, se edhe pse në fushatë zgjedhore, në Shqipëri nuk duhet anashkaluar axhenda europiane dhe politika duhet ti kthehet asaj  seriozisht menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit.
 
Ç’fare është diskutuar në takimin midis komisionerit Stefan Fûle dhe Ilir Metës?
Ishte një mundësi për të disuktuar konkluzionet e samitit të dhjetorit të vitit të shkuar që përcaktojnë një kalendar të qartë lidhur me integrimin europian të vendit. Ata diskutuan gjithashtu edhe zhvillimet e skenës politike në Shqipëri. Komisioneri Füle nënvizoi që është e rëndësishme që të vazhdohet puna për reformat e axhendës europiane të Shqipërisë edhe pse vendi ndodhet në një fushatë zgjedhore. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur dhe fushata zgjedhore nuk mund të jetë një arsye për të ndalur punën lidhur me reformat e integrimit. Cështje tjetër e rëndësishme e diskutuar midis të dyve ka qenë edhe proçesi zgjedhor. Zgjedhjet parlamentare të qershorit do të jenë një test për funksionimin e institucioneve demokratike në vend. Është e rëndësishme që të sigurohet pjesëmarrja më e madhe e mundshme e votuesve në këto zgjedhje. Dhe është thelbësore që klasa politike ti kthehet axendës europiane menjëherë pas zgjedhjeve. Komisioneri Füle i tha zotit Meta se Komisioni Europian është i gatshëm që të ndihmojë në çfarëdolloj mënyrë dhe madje të intensifikojë angazhimin e tij nëse partitë politike krijojnë kushtet e nevojshme për këtë.
 
A ka besim Komisioni Europian se këtë rradhë zgjedhjet në Shqipëri do jenë të pakontestueshme ?
Proçesi zgjedhor do të jenë shumë i rëndësishëm për vendin por edhe për imazhin e Shqipërisë tek partnerët euorpianë. Është parësore që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve europiane dhe ndërkombëtare. Duhet të sigurohet pjesëmarrje e madhe e qytetarëve shqiptarë në këto zgjedhje. Ato janë një test jo vetëm për funksionimin e institucioneve demokratike por edhe për  rritjen e besimit të qytetarëve shqiptarë te këto institucione.

A ka shqetësim në Komisionin Europian për nacionalizmin në Shqipëri?
Komisioneri e ka thënë disa herë, se nacionalizmi nuk është një përgjigje dhe kushdo që flet në rajonin e Ballkanit për nacionalizëm, qoftë ky ai apo ajo, duhet të tregojë shumë kujdes për të mos ndezur frymën nacionaliste. Sipas komisionerit, nacionalizmi nuk është një element konstruktiv, por në të kundërt, ai mund të kthehet në element destruktiv. Të gjitha vendet aspirante e njohin shumë mirë politikën e Bashkimit Europian për fqinjësi të mirë, për pajtim dhe bashkëjetesë paqësore midis vendeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›