Berisha dwshiron të kthehet në kombëtare

Besart Berisha synon që përmes Australisë, të kthehet në Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi kosovar e nisi pozitivisht aventurën në ekipin Brisbane Roar, ku shënoi gol në fundjavë. 26-vjeçari ndihet mirë në klubin australian, derisa premton gola të tjerë në vazhdim të sezonit.Besart Berisha e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Australi, në ekipin Brisbane Roar. Sulmuesi kosovar impresionoi në dy ndeshjet e para në Hyundai A-League, duke dëshmuar se bëhet fjalë për një lojtar kualitativ.Të shtunën që shkoi, ai e shënoi golin e parë në fanellën e ekipit të ri, në fitoren 2:0 ndaj Sydney FC. Përmes kontinentit të ‘kangurëve’, futbollisti prishtinas synon që të kthehet në Kombëtaren shqiptare, së cilës i mungoi kohëve të fundit:``Të luaj për Kombëtaren shqiptare, gjithmonë ka qenë ndjenjë e mirë dhe jam krenar që jam shqiptar dhe i nderuar kur luaj për Shqipërinë. Viti i kaluar nuk ishte në të vërtetë i mirë për mua, sepse nuk isha pjesë e skuadrës, por kurdo që të më thërrasin, do të jem gjithnjë i lumtur dhe do ta jap maksimumin për Shqipërinë``, deklaroi Berisha, në një intervistë për mediat vendase.- ``Është ndjenjë e bukur të luash për vendin tënd dhe gjithmonë jam i nderuar kur bëj pjesë në ekipin kombëtar. Natyrisht, do të mundohem ta shfrytëzoj kohën time në Brisbane, sepse mendoj se mund të jem i suksesshëm këtu, duke shpresuar se më pas do t`i zhvilloj edhe disa ndeshje me Shqipërinë``, shtoi ai.Berisha thotë se po e shijon edhe jetën në Australi, që është e ndryshme me atë të Evropës.Lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur së bashku, futbollisti kosovar tregon se është Rafael van der Vaart, aktualisht në Tottenham, kurse lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur kundër, sipas tij, është Cristiano Ronaldo.Në fund, Berisha tregon se goli i shënuar fundjavën që shkoi ia hoqi tërë presionin që ndiente. Ai synon ta ndihmojë Brisbanen me gola, në vazhdim të sezonit.