Greqi, Parlamenti miraton parimisht paketën e re të kursimeve

Në Greqinë e zhytur në borxhe të mëdha, Parlamenti parimisht i ka hapur rrugën miratimit të kursimeve të tjera në mënyrë drastike. Këtë të enjte pritet votimi përfundimtar i shoqëruar përsëri me protesta në mbarë vendin.
Kundër rritjes së taksave dhe shkurtimit të pagave si dhe të pushimit nga puna të njerëzve që punojnë në administratën shtetërore dolën nëpër rrugë në shenjë proteste ditën e mërkurë dhjetëra mijëra persona.
Demonstruesit kanë qëlluar policët me gurë dhe me bomba molotov, ndërkohë që forcat e sigurisë u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.
Sipërmarrjet shtetërore, bankat, ministritë, spitalet, shkollat dhe mjetet e komunikacionit janë në grevë.
Me grevën e përgjithshme, sindikatat duan të rrëzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Giorgos Papandreou .