E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e lë Arsenalin

Arsene Wenger e ka konfirmuar lidhjen që ka me Arsenalin, duke deklaruar se nuk po planifikon të largohet nga ‘Topçinjtë’, me të cilët është ende nën kontratë.

Trajneri francez ka edhe tri vjet kontratë dhe thotë se në të ardhmen mund të bëhet trajner i Paris Saint-Germainit, pasi të largohet nga Emirates Stadium. “Kam edhe tri vjet kontratë me Arsenalin dhe gjithmonë e respektoj kontratën”, ka konfirmuar Wenger në konferencë për shtyp.

Ai mendon se dominimit të Lyonit dhe Marseilles po i vjen fundi dhe beson se tashmë ka ardhur koha e PSG-së. “Po mendoj se po vjen koha e PSG-së, edhe pse Marseille është ende pak më i fortë. Lyoni ka dominuar në futbollin francez në 10 vjetët e fundit. Marseille ka dominuar dy vjet, ndërsa Lille në atë të fundit. Duket se PSG po vjen në kohën e duhur. Futbolli në Francë ka ndryshuar. Në të ardhmen mund të kthehem atje”, përfundoi Wenger.

Ditë më parë, flitej e francezi do të largohej nga Arsenali, pas rezultateve dështuese të këtij sezoni dhe pas mungesës së trofeve në vitet e fundit nga ana e klubit anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›