E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet futbolli me dy topa

Nuk është një film, e as fantazi. Është një realitet. Muajin e kaluar, në Ukrainë është formuar Federata e "Footdoubleball", më saktësisht futbolli me dy topa.

Me siguri se dëshironi ta dini se si funksionon, se si luhet! Është e thjeshtë, është një sport njëjtë si futbolli, vetëm me dallim se luhet me dy topa në të njëjtën kohë (janë me ngjyra të ndryshme, për t’u dalluar).

Në fillim të ndeshjes, secila skuadër e merr posedimin e një topi, fillon të sulmojë dhe të mbrohet në të njëjtën kohë. Më pas, nëse njëri nga dy ekipet e merr topin e kundërshtarit, mund të sulmojë njëkohësisht.

Kështu që, do të jetë një portier që mund t’i vijnë dy topa në të njëjtën kohë, ‘viktimë’ apo jo? Federata e ka vendosur po ashtu një rregull mjaft serioz, për momentin i disponueshëm vetëm në Ukrainë.

Aty shkruan se nuk ekziston pozita jashtë loje, ndërsa nevojiten dy gjyqtarë me veshje të ndryshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›