Berisha dy gola ne miqesoren per bamiresi
Besart Berisha ish-sulmuesi i Kombetares shqiptare qe militon te Arminia Bielefeld ne Bundesligen 2 gjermane po shfaq nje forme mjaft te mire sportive. Edhe pse klubi kerkonte qe ta largonte 25-vjecarin gjate merkatos se veres dicka e tille nuk ka ndodhur dhe lojtari do te vazhdoje aventuren ne ekipin e drejtuar nga trajneri Kristian Zige te pakten deri ne janar. Nderkohe Berisha ka qene protagonist i nje paraqitjeje mjaft te mire gjate miqesores per bamiresi qe Arminia fitoi me rezultatin 10-1 perballe modesteve te Ekster. Prishtinasi shenoi dy gola ne kete takim qe u organizua per ti ardhur ne ndihme familjes se Bjorn Engelke i cili humbi jeten ne menyre tragjike ne dhjetor 2009 duke shkuar ne pune. Golat e Berishes u realizuan ne minutat 60-te dhe 87-te.