Berisha e Ruci debate per Ramen ne seance harrohet buxheti 2011
Eljona Ballhysa
Megjithese ne rendin e dites se seances se djeshme ishte parashikuar debati per buxhetin e vitit 2011 dy politikanet me te rendesishem ne vend Berisha e Ruci kane debatuar gjate per kreun e PS-se Edi Rama. Ndersa ka prezantuar pikat kryesore te buxhetit kryeministri Berisha gjate gjithe fjales se tij eshte marre me kreun e PS-se here duke e akuzuar dhe here duke e ironizuar. Berisha madje eshte shprehur se Edi Rama eshte kundershtari me komod per te ndersa u tha socialisteve se ashtu sic ai sillet me ta do ta kishte zili edhe Enver Hoxha. Kryeministri u beri thirrje deputeteve te PS-se qe te votojne buxhetin e vitit 2011 sepse eshte buxhet qe u dedikohet qytetareve. Ai i beri thirrje PS-se qe te dalin nga bunkeri e muzeu ku i ka futur kryetari i tyre. Ne replike me Berishen kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci u shpreh se Rama i eshte kthyer Berishes ne obsesion apo ne makth. Ruci tha se heret ose vone Rama do te ulet nje dite ne karrigen e kryeministrit. Me tej gjate fjales se tij Ruci renditi nje sere pikash qe sipas tij tregojne se te ardhurat e parashikuara ne buxhet per cdo sektor jane me te uleta se ato te parashikuara ne buxhetin e vitit te kaluar.
Maxhoranca
Berisha u shpreh i kenaqur qe kishte mundesine te prezantonte ate qe ai e cilesoi si buxhetin me te madh ne historine e ketij vendi buxhetin e nje ekonomie e cila renditet ne 4-5 ekonomite e botes me rritje ekonomike ne kulmin e krizes. Ai shprehu kenaqesine qe ne salle ndodhej opozita e cila nje vit me pare per shkak te psikologjise se bllokmenit te ri dhe bunkerit nuk mori pjese dhe nuk votoi buxhetin.
Une uroj qe te cliroheni nga psikologjia e bunkerit ku ju ka ndryre njeriu qe kaloi jeten e tij nga bunkeri i Bllokut ne muzeun e Enver Hoxhes - eshte shprehur me tej Berisha duke iu referuar kreut te PS-se Rama. Me tej Berisha ndersa tha se buxheti i nje viti me pare solli rritje ekonomike PS-ja zhvillonte protesta poshte zyres se tij. Ne kulmin e protestave kur kryetari juaj ne krize te perjetshme ne krize dhe i pashprese rrinte dite e nate para selise se Kryeministrise i cova nje mesazh Harroje se behesh kryeminister duke ndenjur para deres sime- citoi Berisha mesazhin qe i ka derguar Rames pak muaj me pare.
Duke iu referuar qendrimit te PS-se gjate ketyre muajve ai u tha socialisteve se Rama eshte i paqendrueshem ne gjerat qe thote dhe ben. Nje dite ju thote mocion per kryetaren e Kuvendit pas tri oresh terhiqet. Nje dite ju thote kutite diten tjeter ju thote poshte kutite. Ashtu sic ju trajton ai juve edhe Enver Hoxha do ta kishte lakmi - eshte shprehur Berisha. Me pas Berisha renditi disa nga prioritetet paresore te buxhetit duke nisur nga rritja me 8 e shpenzimeve per arsimin rritja me 14 e shpenzimet per shendetesine vazhdimin e politikes se rritjes se rrogave e pensioneve si dhe investimet e rendesishme ne infrastrukture ku prioritet eshte ndertimi i autostrades Tirane-Elbasan. Berisha tha se i gjithe ky buxhet nuk behet per qellime elektorale por se eshte pjese e programit politik te PD-se. Ai tha se cdo gje e ka te programuar madje edhe kur citon emrin e Rames. E kam ne program dhe kur e citoj edhe kur jo i kam gjerat e programuara. Cmund te kem une me kryetarin tuaj Per mua ai eshte kundershtar dhe pacient sepse 12 vjet nuk thote dot nje fjale per qytetaret shqiptare pervecse per karrigen e tij. Te jesh i sigurt ti dhe kryetari yt se nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do te kete te pakten per 25-30 vjet njeri me konfortabel per mua per kundershtar sesa Edvin Kristaq Rama - eshte shprehur Berisha ndersa e akuzoi Ramen per korrupsion me lejet e ndertimit dhe per fshehje te pasurise se tij. Ky vend renditet dhe denohet ne pozicionin e 176-te ne bote per lejet e ndertimit sepse vareni nga Lepuri. Ajo qe ndodh me kryetarin tuaj nuk ndodh askund ne bote. Ai ka nje merite se fsheh cdo gje se vishet nga Brioni se eshte nga te paktet bose qe sjell me xhet te vecante ne Tirane perfaqesuesit e Brionit per kostumet. Kryetari juaj e merr dy here ne vit rrobaqepesen e Brionit per te prere kostume. Ai qe deklaron 3 mije euro kostumet i ka mbi 20 mije euro. Ai qe deklaron 3 mije euro kemishen e ka 1200 euro. Ai qe deklaron 3 mije euro kepucet i ka me lekure gjarpri - eshte shprehur Berisha.
Opozita
Ne replike ndaj kryeministrit kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci e akuzoi Berishen se ka marre peng integrimin qeverisjen Parlamentin institucionet dhe administraten e vendit. Duke folur ne sallen e Kuvendit Ruci theksoi se kryeministri Berisha nuk beri paraqitje te buxhetit por volli vrer per opoziten dhe kryetarin e saj Edi Rama. Qytetaret duan te mesojne per te ardhmen e tyre per varferine per permiresimin e sistemit shendetesor por ne fakt ne cdo mbledhje qeverie grupi parlamentar apo seance parlamentare kryeministri perqendrohet vetem te opozita. Berisha po kerkon te marre peng opoziten dhe liderin e PS-se qe duket se i eshte kthyer ne obsesion. Do te te jap nje keshille miqesore. Te eshte kthyer ne obsesion ne makth ne hije emri i Edi Rames zoti kryeminister. Mos e perjeto kaq keq. Shpejt a vone do te biesh nga ai kale qe ke hipur. Shpejt a vone ai do te vije ne ate vend ku je ulur ti por ti mos e perjeto kaq keq - eshte shprehur Ruci. Me tej kreu i deputeteve socialiste ndersa iu referua me radhe zerave ne buxhet tha se fondet e parashikuara jane me te uleta se ato te buxhetit 2010. Te ardhurat nga taksat dhe nga doganat jane me te vogla se ato ne buxhetin 2010. Te ardhurat per pushtetin vendor jane me te vogla se nje vit me pare. Te ardhurat nga sigurimet gjithashtu jane me te uleta. Ti po ben demagogjine e radhes. Ju nuk i zini me me goje shtresat e ish-pronareve dhe ish-te perndjekurve. Pse Sepse fondi per kompensimin e ish-pronareve eshte me i vogel se ai i nje viti me pare. Ju nuk flisni per varferine per ata qe nuk kane para te blejne buke pasi shpenzimet per ndihmen ekonomike jane me te uleta se ato te vitit 2010. Investimet ne bujqesi jane parashikuar vetem 0.2 leke per cdo 100 leke te GDP-se. Deklaratat tuaja per rritje investimesh ne kete sektor nuk jane gje tjeter vecse tullumbace. Ju flisni per rritje te buxhetit ne arsim dhe ne shkolla nuk ka shkumesa. Flisni per rritje ne shendetesi por atje mungon alkooli. Ky eshte realiteti ky eshte buxheti yt. Ne jemi ketu per tua bere te qarte qytetareve buxhetin e vendit tone te perbashket. Ne nuk do te lejojme qe ju te vazhdoni tu hidhni hi syve. Ne nuk do te lejojme qe buxheti te kaloje si nje shaka e radhes - eshte shprehur Ruci gjate fjales se tij ne seancen e djeshme parlamentare. Me tej diskutimet per buxhetin kane vazhduar gjate ku deputetet e PD-se kane mbrojtur dokumentin qeveritar ndersa ata te PS-se kane argumentuar te kunderten.
Tahiri Shkarkimi i Topallit rrjedhoje normale pas mocionit me debat
Deputeti socialist Saimir Tahiri ka shpjeguar dje se shkarkimi i kryetares se Kuvendit do te ishte nje veprim normal qe duhet te vije si rrjedhoje e mocionit me debat per opinionin e KE-se nga ku duhet te dalin pergjegjesite e Kuvendit per deshtimin ne marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Karriera e Topallit qe eshte njekohesisht edhe fytyra me e shemtuar e kesaj maxhorance nuk eshte shqetesimi yne por shkarkimi i Topallit do te ishte rrjedhoja me natyrale e ketij procesi qe ka kulmuar me raportin e KE-se per zhvillimet ne vend duke evidentuar krizat e njepasnjeshme qe ka sjelle kjo qeveri - tha deputeti socialist Tahiri. Deputeti i Partise Socialiste theksoi se ky aksion politik i opozites eshte rrjedhoje natyrale e situates aktuale politike. Per sa kohe te gjitha ceshtjet lidhen me qeverine dhe me parlamentarizmin pergjegjesite kryesore dalin nga ketu dhe Topalli eshte pergjegjesja kryesore. Me pas vjen Berisha dhe shumica ne pergjithesi - tha Tahiri. Per opoziten ky moment duhet te analizohet dhe interpretohet me kujdes nga maxhoranca. Ne po i japim nje shans dhe pushtetit te Berishes qe te reflektoje raportin e KE-se dhe qe bashkerisht te zgjidhim krizen politike por edhe kriza te tjera qe e kane bere jeten e shqiptareve gjithnje e me te veshtire - tha Tahiri.
Kerkesa per debat ka shkaktuar debate dhe polemika mes maxhorances dhe opozites. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli sulmoi kreun socialist Edi Rama se eshte terhequr nga kerkesa per shkarkim duke mos pasur guxim ta sfidoje ate serish me numra. Por Tahiri sqaroi se shkarkimi i saj do te pasoje mocionin me debat.
26 Nentor 2010