Kryesia e LSI-se percakton kandidatet per minibashkite ne Tirane
Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim miratoi gjate mbledhjes se djeshme listen me emrat e kandidateve te saj per postet e kryetareve te minibashkive ne kryeqytet. Me miratimin e ketyre emrave LSI-ja i hap rrugen nisjes se fushates elektorale ne kryeqytet. Duket qarte se ne pothuajse te gjitha minibashkite e Tiranes Levizja Socialiste per Integrim do te garoje me kandidatet e saj dhe jo me kandidate te perbashket me aleaten qeverisese Partine Demokratike. Gjate fjales se mbajtur dje ne mbledhjen e Kryesise kryetari Ilir Meta tha se LSI-ja duhet te vazhdoje angazhimin maksimal per fuqizimin e strukturave. Vendimet e sotme jane te rendesishme per te cuar me tej procesin e konsolidimit te LSI-se ne kryeqytet dhe disa qarqe te tjera dhe te vazhdojme fushaten parapergatitore per zgjedhjet e pergjithshme vendore. Gjate fjales se tij Meta ka hedhur akuza ndaj opozites per bllokimin e marrjes se statusit kandidat ne BE.
Qendrimi
Meta tha se nuk mund te neglizhohet edhe mosaprovimi kete here i statusit te vendit kandidat vetem per arsye te ngercit teresisht artificial politik pergjegjesine ekskluzive te te cilit per krijimin dhe tejzgjatjen e tij natyrisht qe e ka lidershipi i opozites. Sipas Metes Rama u ftua per me shume se nje vit nga maxhoranca e cila dha maksimumin e kompromiseve per te ecur para per realizimin e transparences. Por procesi tha Meta u bllokua qellimisht nga opozita me synimin e qarte per demtimin fatal te te dyja proceseve edhe te heqjes se vizave edhe te marrjes se statusit te vendit kandidat. Demtimi i procesit te marrjes se statusit te vendit kandidat tregoi qartazi se kemi nje lidership i cili per interesa teresisht egoiste dhe afatshkurtra nuk ngurron te demtoje me vetedije te plote interesat e vendit. Kemi nje iniciative vetem dy dite pas ketyre vendimeve nga ana e kryetarit aktual te Partise Socialiste per gjoja zhbllokimin e situates permes nje oferte te re e cila ende nuk eshte formalizuar sipas te gjitha procedurave parlamentare per ndertimin e nje komisioni hetimor parlamentar duke e bere te qarte qe kjo eshte ne kuadrin e shmangies se pergjegjesive per nje dem krejtesisht te pamerituar qe iu be vendit dhe proceseve integruese. Natyrisht qe ishte nje reagim tejet i vonuar pasi ky reagim mund te oshte bere edhe nje vit me pare edhe dy muaj me pare se te merreshin keto vendime - eshte shprehur Meta. Me tej ai tha se LSI-ja si force politike konstruktive qe eshte mbeshtet gjetjen e zgjidhjes se krizes politike ne vend.
Megjithate si nje force e pergjegjshme dhe konstruktive qe ne jemi me duhet te theksoj se perseri jemi per kapercimin e kesaj situate absurde dhe teresisht te panevojshme jemi per te cuar para procesin e transparences. Ne kerkojme nga lidershipi aktual i opozites pervec ftesave mediatike te hedhe hapa institucionale dhe te tregoje pergjegjshmeri per te evituar kete situate pa kuptim ku ndodhet opozita jone por natyrisht qe nuk mundet te ndikoje pozitivisht ne pergjithesi per nje permiresim te metejshme te institucioneve demokratike ne vend duke filluar nga Parlamenti - eshte shprehur kreu i LSI-se.
Duke iu referuar akuzave te PS-se ndaj tij ne lidhje me pasurine Meta tha se kjo eshte nje fushate shpifjesh qe tregon qarte shterpesine politike te PS-se. Ai i beri thirrje PS-se qe per cdo akuze qe ka ti drejtohet Prokurorise se Pergjithshme. Dua te shpreh keqardhjen me te thelle per nje fushate shpifjesh dhe denigrimesh kunder Levizjes Socialiste per Integrim e cila eshte tregues i shterpesise politike dhe integritetit politik te lidershipit te Partise Socialiste se sotme. Une i lutem cdo fakt qe kane per cdo milimeter te shkeljes se ligjit nga ana ime ta cojne ne prokurori ta cojne ne ILKDP ta cojne ku te duan edhe Interpolit edhe Europolit ata jane ne opozite - ka perfunduar kreu i LSI-se.
Kandidatet e LSI-se per minibashkite e Tiranes
Edmond Panariti Minibashkia Nr. 1
Elez Gjoza Minibashkia Nr. 2
Muharrem Berisha Minibashkia Nr. 3
Besjan Pesha Minibashkia Nr. 4
Petrit Vasili Minibashkia Nr. 5
Arben Terpollari Minibashkia Nr. 6
Sokol Dervishi Minibashkia Nr. 7
Dritan Ylli Minibashkia Nr. 8
Saimir Ivziku Minibashkia Nr. 9
Gjergj Thomai Minibashkia Nr. 10
Engjell Zeqo Minibashkia Nr. 11
Meta pergatit largimin e Vasilit nga Ministria e Shendetesise
Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim ka miratuar mbreme midis emrave te kandidateve per postet e krereve te minibashkive ne kryeqytet edhe emrin e ministrit aktual te Shendetesise Petrit Vasili. Ne baze te listes se miratuar dje nga kjo kryesi Vasili pritet te kandidoje ne zgjedhjet e ardhshme vendore per postin e kryetarit te Minibashkise Nr. 5. Duket qarte se kandidimi i Vasilit per nje post ne pushtetin vendor eshte nje perpjekje e hapur e kryetarit te LSI-se Ilir Meta per ta hequr ate nga posti i ministrit te Shendetesise qe mban aktualisht. Per te kandiduar ne zgjedhjet e ardhshme vendore Vasilit i duhet te jape doreheqjen nga posti ekzekutiv qe mban ne qeveri. Pritet qe ai te qendroje ne kete post edhe per pak muaj.
Balla Ministria e Financave te verifikoje nese Meta ka paguar tatimet per shtepite
Partia Socialiste vazhdoi edhe dje me kerkesat e saj per transparencen e pasurise se zevendeskryeministrit Ilir Meta. Sekretari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste i kerkoi Ministrise se Drejtesise te zbardhe kontratat noteriale sipas te cilave Ilir Metes i jane shitur apo dhuruar vila ne gjirin e Lalzit dhe apartamenti ne Tirane dhe Ministrise se Financave te vertetoje nese Meta i ka paguar tatimet per blerjen apo dhurimin e ketyre dy pronave. Dje i kerkuam Prokurorise se Pergjithshme dhe ILDKP-se te filloje hetimin per vepren penale te fshehjes se pasurise nga shtetasi Ilir Rexhep Meta. Ne vazhdim te zbardhjes te abuzimit me politiken dhe te shkeljeve te renda ligjore nga ky shtetas i cili sot mban karrigen e mekembesit te Sali Berishes po i bejme ketij personi por edhe institucioneve te tjera pergjegjese disa pyetje - eshte shprehur Balla. Sipas tij Meta duhet te paguaje tatime per blerjen e dy shtepive ne miliona leke. Ne deklaraten e pasurise se Ilir Metes mungojne dy prona ne zoterimin dhe pronesine e tij nje apartament 600 m2 ne qender te Bllokut dhe nje vile super luksoze ne gjirin e Lalzit. Keto dy prona ne baze te ligjeve te ketij vendi blihen apo dhurohen permes nje kontrate noteriale. Kam ketu udhezimin e ministrit te Financave dhe te ministrit te Drejtesise per Tatimin e kalimit te se drejtes se pasurise se paluajtshme. Sido qe ti kete perfituar Ilir Meta keto dy prona me blerje apo dhurim sipas ketij udhezimi duhet te kishte paguar tatimin para kryerjes se regjistrimit te kesaj pasurie ne perputhje me aktet ligjore. Ekspertet e tregut imobiliar na vertetuan vleren reale te ketyre dy pronave. Nderkohe qe ka nje udhezim te Keshillit te Ministrave qe percakton dhe kostot mesatare te ndertimit te banesave. Apartamenti 600 m2 ne qender te Bllokut sipas udhezimit te Keshillit te Ministrave ka nje kosto mesatare ndertimi prej 175 000 lekesh metri katror. Kjo do te thote se Ilir Meta per apartamentin 600 m2 ne qender te Bllokut duhet ti kishte paguar shtetit 105 milione leke te vjeter tatim dhe nje vlere prej rreth 50 milione lekesh per vilen ne gjirin e Lalzit - eshte shprehur Balla. Ai i kerkoi ministrit te Drejtesise te zbardhe kontratat noteriale te shitblerjes se apartamentit me vlere 1.2 milione euro ne Bllok si dhe per vilen prej 500 000 eurosh ne gjirin e Lalzit.
26 Nentor 2010