E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte rrezon ekstradimin e Rrapos i bere me urdher te Nishanit



Artan CENA
TIRANE - Drejtesia shqiptare perfshihet nga skandali i ekstradimit te Almir Rrapos. Dy dite pas dergimit te Rrapos ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes Gjykata e Larte ne Tirane ka rrezuar dy vendimet e para te Gjykates se Shkalles se Pare dhe asaj te Apelit per ekstradimin e ish-zyrtarit te Ministrise se Jashtme. Por tani eshte vone. Almir Rrapo ndodhet ne nje nga burgjet e Nju Jorkut ne pritje te nisjes se procesit te tij gjyqesor. Ekstradimi i tij eshte bere ne menyre sekrete dhe vetem disa ore me pas eshte marre vesh. Ministria e Drejtesise dhe ajo e Brendshme nuk kane dhene asnje informacion ne rruge zyrtare per dergimin e tij ne SHBA. Kolegji i Penal i Gjykates se Larte ka rrezuar dje vendimet e Gjykates se Apelit dhe asaj te Shkalles se Pare te Tiranes per ekstradimin e Almir Rrapos drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Vendimi i Gjykates se Larte eshte marre kur qe prej te merkures ish-sekretari i Ministrise se Jashtme ndodhet i burgosur ne qelite e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjykata e Larte ka vendosur te rrezoje dy vendimet dhe ta ktheje ceshtjen per gjykim nga e para.
SEANCA
Ne seancen e djeshme gjyqesore prokurori i ceshtjes mbrojti vendimin e ekstradimit ndersa pala mbrojtese e perfaqesuar nga dy avokate njeri prej tyre Ardian Visha kundershtoi proceduren e ekstradimit si nje shkelje e te drejtave te njeriut pasi autoritetet amerikane nuk kishin sjelle nje garanci ku do te vertetonte se Almir Rrapo nuk do te denohej me vdekje. Kolegji Penal i kryesuar nga Besnik Imeraj i kerkoi prokurorit garancine. Nga ana e perfaqesuesit te akuzes u paraqit nje dokument i leshuar nga Ambasada Amerikane se Almir Rrapo nuk do te denohej me vdekje por nuk ishte garancia e Prokurorise amerikane. Dokumenti nuk eshte pranuar nga Kolegji Penal i Gjykates i cili ka vendosur te anuloje vendimet e Gjykates se Tiranes e asaj te Apelit dhe ta riktheje ceshtjen per gjykim nga e para.
PALA MBROJTESE
Ish-sekretari i Ministrise se Jashtme u ekstradua ne sekret te plote drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes rreth ores 2 te mengjesit te se merkures. I gjithe procesi teknik i arrestimit te tij i zgjatjes se afateve te paraburgimit dhe ekstradimi perbejne barbari absolute dhe shkelje te te drejtave te njeriut. Nderkohe qe ne kete proces nderhyri dhe Gjykata e Strasburgut e cila leshoi nje vendim ku nuk lejohej ekstradimi i tij para se Gjykata e Larte te shprehej - komentoi vendimin avokati i Rrapos Ardian Visha. Dorezimi i Almir Rrapos te autoritetet amerikane eshte kryer me firme te ministrit te Drejtesise Bujar Nishani dhe ne kundershtim me keshillat dhe urdherimet e Strasburgut e cila e kishte pezulluar ekstradimin deri ne nje afat prej 15 ditesh pasi Gjykata e Larte shqiptare te shprehej per ceshtjen e tij gje te cilen e ka bere diten e djeshme. Sipas avokatit pasojat e ketij vendimi jane te pariparueshme ne kuptimin e kthimit fizik te klientit te tij nga SHBA ne Shqiperi por i keshilloi familjaret te hapnin nje proces gjyqesor ndaj ministrit te Drejtesise i cili firmosi urdhrin e ekstradimit para se Gjykata e Larte te shprehej me vendim. Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik ne ambientet e Ambasades Amerikane pasi akuzohet nga Drejtesia amerikane per krime te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale qe ka vepruar ne disa shtete te Amerikes.

Gjykata e Strasburgut kunder ekstradimit
TIRANE - Gjykata e Strasburgut me ane te kryesekretarit Erik Fribergh i ka derguar avokates se Pergjithshme te Shtetit znj. Ledina Mandia nje shkrese ku kundershtohet ekstradimi qe ka bere Shqiperia. Presidenti i Gjykates Jean Paul Costa me ka udhezuar te shpreh ne emer te tij keqardhjen e thelle lidhur me vendimin e marre nga autoritetet tuaja per te ekstraduar Rrapon ne SHBA ne shkelje flagrante me masen e perkohshme te Gjykates te miratuar sipas vendimit 39 te saj - thuhet ne letren e Strasburgut. Me tej thuhet se qeverise suaj iu terhoq vemendja se paaftesia e nje shteti kontraktues per te zbatuar Vendimin Nr. 39 mund te konsiderohet si nje shkelje e nenit 34 te Konventes. Shteti shqiptar eshte vene ne dijeni se per rastin Rrapo do te informohen dhe instancat me te larta te Keshillit te Europes te cilat mund te aplikojne dhe sanksione per mosrespektim te vendimeve te Gjykates se Strasburgut e aq me keq per shkelje flagrante prej tyre.

GERDECI
Gjykata rrezon kerkesen per lirimin e Delijorgjit
TIRANE - Gjykata e Shkalles se Pare e Tiranes rrezoi nje dite me pare kerkesen per lirimin e biznesmenit te pandehur Mihal Delijorgji i akuzuar si nje nder pergjegjesit per tragjedine e 15 marsit 2008 ne Gerdec ku humben jeten 26 persona. Kerkesat e tjera per lirim qe u refuzuan po gjate seances se djeshme ishin dhe ato per ish-kreun te MEICO-s Ylli Pinari dhe Sokol Ngjecin te akuzuar dhe ata si pergjegjes per tragjedine e Gerdecit. Gjate seances se zhvilluar ne Gjykaten e Tiranes avokatet e te akuzuarve pretendojne per lirim te klienteve te tyre te cileve u kane mbaruar afatet e paraburgimit dhe per kete arsye duhet bere lirimi i menjehershem i te pandehurve. Prokuroria nga ana e saj u shpreh kunder kesaj kerkese duke u perpjekur te argumentoje se paraburgimi nuk e ka humbur fuqine. Trupi gjykues vleresoi se ne kerkesen per lirimin e Delijorgjit ka mangesi te theksuara procedurale dhe per kete arsye u hodh poshte. Kerkesa te ngjashme me Delijorgjin dorezoi dhe ish-pergjegjesi i fabrikes Dritan Minxolli kerkese qe po Gjykata e Tiranes e hodhi poshte per arsye se i pandehuri kishte dhe 2 muaj afat te qendronte ne paraburgim.

Boboshtica mberrin ne gjykate pritet nisja e procesit
KORCE - Dosja per skandalin e Boboshtices ka mberritur dje ne Gjykaten e Korces. Nderkaq shorti eshte hedhur menjehere dhe eshte caktuar gjyqtari Gjergji Koco qe do te gjykoje ceshtjen. Gjyqtari Gjergji Koco fillimisht do te njihet me dosjen dhe me pas pritet te caktohet data per nisjen e procesit ndaj tre te akuzuarve per dhunimin e varreve ne Boboshtice. Diten e merkure Prokuroria e Korces mbylli hetimet per skandalin dhe ia kaloi ceshtjen gjykates duke vene nen akuze kreun e OMONIA-s per rajonin e Korces Naum Disho dhe dy punetoret Alqi Koroveshi dhe Luan Zace. Tre te pandehurit akuzohen per vepren penale te ndertimit te paligjshem dhe dhunimit te varreve ne bashkepunim. Nga hetimet u provua se ne muajin tetor te pandehurit kane kryer punime te paligjshme duke mos marre lejen e ndertimit nga organet kompetente ne varrezat e vjetra te Boboshtices te cilat jane germuar dhe me pas mbuluar me beton.

27 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›