E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, e ardhmja sërish te Bërnli

E ardhmja e Besart Berishës, sulmuesit të Kombëtares shqiptare do të vazhdojë në Angli te Bërnli, skuadra që zotëron edhe kartonin e tij. Lajmi është bërë i ditur nga vetë trajneri Ouen Kojl për gazetën angleze “Burnley Express”. Besart Berisha, i cili më parë ka luajtur në Gjermani me Hamburgun,  u bë pjesë e skuadrës së kategorisë së dytë angleze gjatë merkatos verore të vitit 2007, por një dëmtim i gjatë e la atë gati një vit jashtë fushave. Berisha u huazua në Norvegji te Rozenborgu për një periudhë gjahto mujore e tashmë është i lirë të rikthehet te Bërnli. “Berisha kompletoi huazimin te Rozenborgu në Norvegji dhe e ardhmja e tij është te Bërnli”, - citohet Kojl nga gazeta “Burnley Express”. Besarti është i treti lojtar shqiptar që ka mundur të shënojë një gol në fazën e grupeve të Ligës së Kamipneve, së bashku edhe me Lorik Canën e Kliton Bozgon.

E Enjte, 18 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›