E Diel, 1 Nëntor 2026

Java 15, Flash nga Kategoria e Parë

SKENDERBEU – Drejtuesit korcarë janë kundër gjyqtarit Kridens Meta, i cili do të gjykojë takimin e javës së 15-të Tërbuni-Skënderbeu. “Na ka ndëshkuar disa herë”, - deklaroi drejtori ekzekutiv i Skënderbeut, Gjergji Ballco. Trajneri Renato Rrapo kërkon fitoren me pukjanët. Kapiteni Bledi Shkëmbi dhe mbrojtësi Daniel Drabaj do të mungojnë për arsye kartonësh. Nigeriani Tocuku mund të huazohet te Bilisht Sport.

KASTRIOTI- Trajneri Ramazan Ndreu synon tri pikë me Turbinën e Cërrikut. Formacionit krutan nuk ka asnjë mungesë, pasi  rikthehet mbrojtësi Hoxha. Turbinës i mungojnë tre lojtarë titullarë: Xhenal Rada, Rigels Turtulli dhe Marios Metaj.

BURRELI – Matjanët besojnë se do të dalin fitimtarë nga përballja me Besëlidhjen. Skuadra lezhjane ndodhet në krizë financiare, pasi lojtarët e saj kanë disa paga mujore pa marrë. Burreli nuk do të ketë në ndeshjen kundër Besëlidhjes portierin Haxhia dhe mbrojtësin Ramadani (të pezulluar).

LACI – Formacioni i Edi Martinit do të përballet të dielën me Naftëtarin e vendit të fundit, njëherësh edhe skuadra me më shumë humbje në 14 javët e para (10). Laci, që ndodhet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Gramozin (nga 26), synon pikët e plota dhe ndonjë “dhuratë” nga Bilishti, që nga ana e tij do të presë në shtëpi Gramozin.

GRAMOZI - Kolonjarët e Ilir Qirjakos janë përballë një transferte të vështirë në Bilisht. Sulmuesi Ardit Shaqiri deklaroi se skuadra e tij do të futet në fushë vetëm për fitoren. Për Gramozin rikthehet goleadori më i mirë i Kategorisë së Parë, braziliani Marko Dos Santos.

LUFTËTARI- Trajneri i ri i Luftëtarit, Mustafa Hysi, synon ta nisë me fitore debutimin e tij edhe pse përballë ka Adën e Velipojës, një skuadër që po rritet në javët e fundit.

SKRAPARI – Formacioni i Edmond Dalipit synon ta mbyllë me fitore fazën e parë. Përballë Skraparit do të jetë Sopoti. Presidenti Hysen Caka kërkon impenjim maksimal.

NAFTËTARI – Trajneri Iljaz Haxhiaj e konsideron të vështirë sfidën në transfetë me Lacin. Kucovarët, parë dhe renditjen e dy klubeve (+ 16 pikë për Lacin) synojnë të paktën një pikë.

DAJTI – Skuadra e Përparim Daiut pas humbjes në Librazhd me Sopotin synon rikthimin te fitorja ndaj Pogradecit, për të mos u shkëputur nga katër vendet e para. Rikthehet në formacion mesfushori Taullau. Futbollisti i Dajtit, Renato Sula, e vlerëson Pogradecin, por kërkon fitoren në ndeshjen e fundit të fazës së parë.

POGRADECI – Përballë Dajtit trajnerit Ilir Medini do t’i mugojnë dy lojtarë titullarë Nesti Marolli e Kreshnik Kllogjeri, por pogradecarët besojnë se me një lojë të mirë mund të bëjnë dicka kundër skuasrës kamzaljote.

BILISHT SPORT – Trajneri Luan Deliu i ka të gjithë lojtarët në dispozicion me përjashtim të Alget Avdos, të pezulluar për shkak të kartonit të kuq. Gjithsesi, vendi i 15-të në kampionat beson se kundër Gramozit të vendit të dytë mund të bëjë dicka.

TËRBUNI – Debutuesit e Kategorisë së Parë, Tërbuni i Pukës do të përballen me skuadrën më të mirë të këtij kompeticioni, Skënderbeun. Trajneri Ylber Zani beson se mund të ndalë në Pukë korcarët, të cilët kanë dy mungesa të rëndësishme, Shëmbin e Drabajn.

KATEGORIA E PARË
JAVA 15

Tërbuni-Skënderbeu
(Gjyqtar: Kridens Meta)

Dajti-Pogradeci
(Gjyqtar: Migen Masha)

Kastrioti-Turbina
(Gjyqtar: Laver Alla)

Bilisht Sport-Gramozi
(Gjyqtar: Arianit Lulaj)

Burreli-Besëlidhja
(Gjyqtar: Sadik Disha)

Tërbuni-Skrapari
(Gjyqtar: Tanush Latifi)

Luftëtari-Ada
(Gjyqtar: Melis Dervishi)

Laci-Naftëtari
(Gjyqtar: Remzi Sadiku)

Ndeshjet fillojnë në orën 13:30


E Premte, 19 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›