E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e përgëzon Ramën për përfshirjen e grave në qeveri, ironizon ministrat

Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë e ka krahasuar qeverinë shqiptare me atë të Bjellorusisë, duke e cilësuar si mjaft të fryrë. Ai shtoi me tej se qeveria e re shqiptare do të jetë një barrë e madhe për shqiptarët.

“Ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë. Problemi është se mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë do të rëndojë qeveria më e madhe aktualisht ia kalon vetëm Bjellorusia. Bjellorusia ka qeverinë më të madhe sesa qeveria që u shpall sot nga kryeministri i ardhshëm”, theksoi kryeministri në ikje.

Ai në fjalën e tij ka ironizuar edhe anëtarët e qeverisë së re, duke përmendur Ilir Beqja dhe Shkëlqim Canin.

“Në vendin tënd ulet famozi Ilir Beqja. Beqja, për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste”- i është drejtuar Berisha ministrit aktual të Shëndetësisë, Halim Kosova.

“Nuk më takon mua të komentoj kabinetin e ri, ai flet vetë. Në vend të Bodes ulet Çimi (Shkëlqim Cani).

Berisha ka përgëzuar vetëm praninë e pjesëmarrjes së grave në qeverisje.

“Të themi atë që është, asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Prania e zonjave në qeveri, hap pozitiv. Të tjerat, shih e shkruaj”.

Berisha: Rama i ka transparente financat, por nuk di ABC-në

Berisha u fokusua gjithashtu edhe tek gjendja e financave shqiptare, duke deklaruar se ato janë transparente. Në fjalën e tij, Berisha tha se "ka disa ligje dhe projekt vendime të cilat kanë të bëjnë me gropën e financave shqiptare, siç po thotë piktori".

"Në mënyrën më të pakonceptueshme dëshmon se nuk ka ABC-në e infrastrukturës së institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare. FMN është kryeauditi botëror për çdo qeveri dhe çdo vend të lirë dhe të dhënat e tij janë të dhënat ndërkombëtarisht më të besueshme. Po kështu të Bankës Botërore, të Bankës së Shqipërisë, të KE-së".

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se, "financat shqiptare janë financat më transparente, çdo qindarkë që hyn në buxhetin e këtij vendi, kalon nëpërmjet sistemit bankar dhe është lehtësisht e kontrollueshme dhe e publikuar ku çdo qindarkë që shpenzohet, shpenzohet nëpërmjet thesarit të cilin mund ta lexojë çdo qytetarë shqiptarë online".

Ai shtoi se me përgjegjësi absolute ia thotë Banka e Shqipërisë që nuk kanë as edhe një qindarkë kundërshti në vlerësimin e borxhit nga njëra-tjetra.

"Gropa, në qoftë se është borxhi, është 62% dhe është në përputhje me parashikimin. Natyrisht, shpenzimet cilido që sheh 4 mujorin e fundit, kanë qenë të reduktuara në minimum, sepse gjithmonë shpenzimet bëhen gjatë 4 mujorit të parë dhe kjo ka qenë një nga praktikat më të mira të qeverisë shqiptare", u shpreh Berisha. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›