Vdesin 16, lëndohen 36 në një aksident në Venezuela

Ndeshja e një autobusi me një kamion në Venezuelan qëndrore të mërkurën ka shkaktuar vdekjen e 16 udhëtarëve dhe lëndimin e 36 të tjerëve, njoftojnë autoritetet.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme tha se autobusi në tentim për të tejkaluar një mjet, ka dal në korsinë tjetër, duke shkaktuar aksidentin me kamionin e ngarkuar tulla, transmeton Rel.
“Ata u ndeshën frontalisht”, tha zëdhënësi Jorge Galindo.
Aksidenti ka ngjarë në shtetin qëndro Guarico, në jug të Karakas.
Nga përplasja e madhe, autobusi ka marr edhe flakë./Indeksonline/