E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvrasësi në xhami vret gjashtë besimtarë

Gjashtë persona janë vrarë, kurse 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një xhami shiite në Bagdad.

Sipas dëshmitarëve, sheiku i xhamisë e kishte penguar sulmuesin vetëvrasës që të futej më thellë në xhami, duke parandaluar kështu shkaktimin e pasojave më të mëdha, transmeton Rel.

Grupet militante, duke përfshirë Al Qaedan, i kanë shpeshtuar sulmet në muajt e fundit, në një kryengritje kundër qeverisë së udhëhequr nga shiitët. Dhuna ka shtuar frikën për rikthimin e konfliktit të shkallës së gjerë ndërsektare, në një vend ku kurdët etnikë, shumica shiite dhe sunitët ende nuk kanë gjetur një mënyrë stabile për ta ndarë pushtetin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›