E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha emeron Flamur Noken si Minister te Brendshem Eva Gjura



Kryeministri Berisha ka emeruar dje ne postin e Ministrit te Brendshem deputetin Flamur Noka. Emerimi i Nokes ne krye te Ministrise se Brendshme ka ardhur pas largimit te Bujar Nishanit, i cili para pak ditesh u zgjodh nga Kuvendi, ne postin e Presidentit te Republikes. Pas ketij emerimi, kryeministri Berisha i ka paraqitur dje presidenti ne detyre Bamir Topi, propozimet per dekretim emrit te Nokes, por edhe te ndryshimeve qe ka bere LSI-ja ne kabinetin qeverises. Ne njoftim thuhet se kete dekret kryeministri Berisha, e mbeshtet te nenit 98, pika 1, te Kushtetutes. Ndryshimet qe kerkojne miratimin e presidentit ne detyre Topi, jane; shkarkimi i zotit Edmond Haxhinasto, nga detyra e ministrit te Puneve te Jashtme dhe emerimin e Zotit Edmond Panariti ne detyren e ministrit te Puneve te Jashtme; Shkarkimin e zotit Petrit Vasili nga detyra e ministrit te Shendetesise dhe emerimin e zotit Vangjel Tavo ne detyren e ministrit te Shendetesise; shkarkimin e zotit Nasip Naco nga detyra e ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes dhe emerimin e zotit Edmond Haxhinasto ne detyren e zevendeskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes; si dhe emerimin e zotit Flamur Noka ne detyren e ministrit te Brendshem. Pas publikimit te ketij dekreti, kryeministri Berisha ka falenderuar perzemersisht zotin Nasip Naco dhe zotin Petrit Vasili per bashkepunimin e ngushte dhe luajal qe kane patur gjate qendrimit ne detyrat, respektivisht, si Minister i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes dhe si Minister i Shendetesise, per kontributin e tyre te rendesishem ne promovimin e ketyre fushave si dhe ne realizimin e reformave te rendesishme ne keto fusha jetike te vendit.

Gjithashtu nga ana e tyre zoti Naco dhe zoti Vasili kane falenderuar kryeministrin Berisha per te gjithe bashkepunimin qe kane patur me te gjate ushtrimit te funksioneve te tyre dhe e garantuan se ata do te vazhdojne kete bashkepunim ne interesin me te mire te mazhorances dhe vendit.

Kush eshte Flamur Noka

Flamur Noka ka lindur me 03.03.1971 ne Kukes eshte i martuar dhe me dy femije. Me 1997 perfundoi studimet ne Universitetin e Tirane, Fakulteti i Mjekesise (Specializim, Onkologji). Gjate viteve 2003-2006 punoi si Mjek onkolog. Veprimtaria e tij politike ka nisur ne 1998 ku deri ne vitin 2000 ka qene Sekretar Organizativ i FRPD-se. Ne vitet 2000-2005 ka qene Sekretar i Pergjithshem i FRPD-se. Nga 2005 e ne vazhdim ka qene Sekretar Organizativ i PD-se. Nga zgjedhjet e 2005 eshte zgjedhur deputet i Legjislatures se XVIII, per qarkun e Kukesit. Gjate kesaj kohe ka qene anetar i Komisionit te Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise, si dhe anetar i Komisionit per Ekonomine dhe Financat.

Brace reagon per ndryshimet e reja ne qeveri

Deputeti i PS-se Erjon Brace ka reaguar pas emerimeve me te fundit te bera nga kryeministri Berisha ne qeveri, duke i quajtur te turpshme. Ne statusin e tij ne Facebook, deputeti Brace eshte shprehur se, "Degradoi cdo gje per fare! Kjo qe do te dekretohet eshte qeveria me e turpshme e pas pluralizmit! Kuptoni? Nje pedagog i gjuhes se huaj Minister Ekonomie; Nje zooteknik Minister i Puneve te Jashtme; nje mjek Minister i Brendshem! Quhen Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Flamur Noka!! Nese Ilir Meta stilin e Partise Biznes Personal ja doli t'ja imponoje ne degradim e siper Qeverise, Sali Berisha standardin e tij e shtyu edhe me poshte, tek Ministri i Brendshem! Ne nuk e meritojme kete Qeveri! Ndaj ne duhet ta luftojme kete Qeveri!!".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›