E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama obsesiv, kerkon te fitoje kapital politik duke bllokuar Eva Gjura



Kryetari i opozites Edi Rama ka qene serish ne qender te akuzave te kryeministrit Berisha, si shkaktari i cili po mban peng dhe po bllokon miratimin e reformave kryesore ne vend, bllokim i cili mund te ndeshkoje Shqiperine persa i perket marrjes se statusit te vendit kandidat. Gjate nje takimi me te rinj te Forumit Rinor Europian, kryeministri Berisha, pasi i ka njohura me zhvillimet politiko-ekonomike ne Shqiperi, i ka informuar ata lidhur me qendrimet bllokuese, qe po ndjek opozita shqiptare persa i perket miratimit te reformes zgjedhore si dhe per menyren e zgjedhjes se presidenti te ri, qe sipas kryeministrit ka qene nje proces transparent dhe kushtetues, por qe eshte kontestuar nga opozita. Kryeministri ka informuar te rinjte duke treguar qe pas 2009 e ne vazhdim opozita dhe kryetari i saj Rama, vetem kane bllokuar proceset integruese duke mos dhene votat ne Kuvend, per reformat e kerkuara nga Brukseli, reforma, te cilat kerkojne 3/5. Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, e cila prej muaj po zvarritet dhe nuk po miratohet nga opozita, Berisha eshte shprehur se, "jane shqyrtuar rekomandimet e ODIHR dhe OSBE-se. Opozita kerkoi qe ata te propozojne dhe ne te shqyrtojme. Ne pranuam. Prej 4 muajsh ata sjellin propozime dhe ne nuk bejme propozime, por se bashku me ODIHR shqyrtojme. Tani perplasen me ODIHR, sepse zoteria e tij eshte nje tip shume obsesiv. Ne vitin 2009 ai akuzoi komisioneret e tij se i kishte korruptuar Berisha. Dhe tani vuan nga komisionerofobia". Kryeministri ka sqaruar me tej se mazhoranca eshte e gatshem te pranoje propozimet e ODIHR-it, persa i takon studimit pilot per numerimin e fleteve te votimit, por eshte Rama qe nuk pranon dhe bllokon nismen. "Kerkoi te shtyme afatin e komisionit. Ne e pranuam, perseri bllokoi, dje bojkotoi komisionin. Nuk eshte antievropian, por mendon se duke bllokuar do te mund te fitoje kapital politik, nuk nxjerr mesim" u shpreh kryeministri. Gjithashtu Berisha ka riperseritur qendrimin e mazhorances, se ata mbeten gjithmone te hapur per bashkepunim dhe vazhdimisht jane te gatshem te ofrojne konsensusin, por eshte Rama ai qe vetem bllokon. Si shembull qe mazhoranca mbetet gjithmone e hapur per konsensus e bashkepunim, kryeministri ka sjelle rastin me te fundit, qe ishte zgjedhja e presidenti te ri. Berisha ka informuar se tre raundet e para te zgjedhjes se presidentit kerkonin 3/5 dhe mazhoranca ishte e gatshme te bashkepunonte duke ofruar si kandidatura emra konsensual dhe jashte politikes. "Ne zgjodhem nje gjykates me reputacion te shkelqyer ne Shqiperi, nje akademik, i cili kishte bere doktoraten ne nje Institut prestigjoz ne Gjermani, nje ish ambasador tonin, njeri qe 20 vjet i sherben kombit dhe vendit te tij. Por ai e refuzoi me pretekstin se perse nuk ja thame paraprakisht se cili do te ishte. Ne donim t'ja thonim, por ai nuk pranoi ta merrte emrin. Heren tjeter ne shkuam me 4 emra dhe ai perseri refuzoi. Vete nuk propozonte asnje emer dhe refuzonte cdo emer qe i paraqitej. Ne zgjodhem si president Republike nje nga personalitetet me serioze, me integritet me te larte, i cili per cudine tuaj dhe timen ishte i vetmi personalitet i maxhorances, i cili ishte lavderuar nga kryetari i opozites dy muaj me pare" tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›