E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja gjunjëzon Francën, zhgënjejnë gjelat

Pas dështimit me Suedinë, ka ardhur një tjetër zhgënjim për Francezët, të cilët bënë një lojë të dobët duke bërë që Spanja ta meritonte kualifikimin.

Përçarjet që ndodhën në ekip, u vunë re edhe në fushë, pasi mungonte kordinimi mes lojtarëve, ndërsa gabimet ishin tepër të shumta. Që në fillim Blank kishte kryer disa ndryshime në formacion duke lënë në stol Nasri. Por zhgënjimi më i madh erdhi nga Benzema i cili nuk mundi të vinte asnjëherë në vështirësi Ksilias, duke treguar një tjetër lojë zhgënjyese.

Gazetat fraceze e kanë cilësuar si tepër të dobët lojën e gjelave, ndërsa thonë se fitoraj 2:0 e spanjollëve ishte tepër e merituar. Pjesa e parë u dominua tërësisht nga demat të cilët krijuan shumë raste, ndërsa Franca nuk realizoi asnjë gjuajtje. Ndërsa me fillimin e të dytës u duk se Franca kishte më tepër energji,por gabimet ishin të shumta dhe nuk kishte kordinim meslojtarëve, duke sjellë dhe golin e dytë.

Padyshim që heroi i takimit ishte Xavi Alonso, i cili në ndeshjen e 100 me kombëtaren shënoi 2 gola. Goli i parë erdhi në minutan e 19- të me kokë, ndërsa i dyti nga pika e penalltisë.
Në të njëjtin stadium Spanja do të presë Portugalinë e Ronaldos, dhe më pas do të vendoset se kush do të jetë finalistja. Ndërsa sot Angli do të përballet me Italinë, dhe fituesi do të luajë me Gjermaninë.

Kliti Topalli/ IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›