E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha emëron Nikollë Lesin zv.ministër Kulture

Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, emërohet në postin e zv.ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në kabinetin "Berisha". Lidhja Demokristiane e Shqipërisë mori në zgjedhjet e 28 qershorit në rang kombëtar mbi 6 mijë vota, të cilat ishin të pamjaftueshme për të përfaqësuar LDK-në me një deputet në Kuvend. Këto vota iu bashkuan koalicionit të djathtë, i cili në rang kombëtar mori më shumë vota se koalicioni i majtë. Vendimi është marrë nëpërmjet një dekreti të nxjerrë nga Kryeministri Berisha, i cili ka të drejtë për të zgjedhur pa votim të Kuvendit dhe miratim të Presidentit. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Kryeministri ka "shpërblyer" kryetarin e Lëvizjes së Legalitetit, atë të Partisë Bashkimi Liberal Demokrat dhe republikanët. Ende i pashpërblyer është kreu i PAA-së, Lufter Xhuveli, që i dha PD-së në zgjedhje 13 mijë vota dhe kreu i PDI-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›