Meta: "Ok", por duhet opozita në Kuvend
Zëvendëskryeministri Ilir Meta përshëndeti dje deklaratën e ambasadorit Withers, për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë. "Dua t‘ju siguroj se ne jemi të hapur në çdo moment ta realizojmë edhe nga pikëpamja institucionale, por për këtë duhet edhe mirëkuptimi i opozitës, sepse është një veprim shumë i rëndësishëm", tha Meta. Në çdo moment, vijoi ai, që opozita do të jetë gati dhe do të japë mbështetje për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, jam absolutisht i sigurt që mazhoranca do ta avancojë këtë proces, pasi ka shprehur vullnetin e saj për t‘i hapur rrugë drejtësisë për çdo çështje që ka të bëjë me hetimin e cilitdo, përfshi edhe ata që gëzojnë sot imunitet. Një ditë më parë, Meta deklaroi edhe se ishte gati të votonte për heqjen e imunitetit të cilitdo prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë nëse e kërkon drejtësia.