E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha emëron grupin e parë të zëvendësministrave



Kryeministri Sali Berisha shpalli dje emrat e grupit të parë të zëvendësministrave të rinj të qeverisë 209-2013. Nga ekipi prej 30 zëvendësministrash që ka gjithsej niveli i dytë i qeverisjes, z. Berisha emëroi vetëm 8 emra, 6 prej të cilëve i përkasin LSI-së në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me PD-në. Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e djeshme të qeverisë, me propozim të Kryeministrit Sali Berisha, vendosi lirimin dhe emërimin në detyrë të disa zv.ministrave të rinj. Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të z. Albert Gajo, zëvendësministër i Integrimit dhe emërimin në këtë detyrë të z. Edmond Hoxha. Gjithashtu, Këshilli i Ministrave liroi dje nga detyra z. Aleksandër Garuli, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Auron Meneri. Këshilli i Ministrave liroi nga detyra z. Ndue Preka, zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe emërimin e z. Tokli K. Thomaj në këtë detyrë. Në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta zv.ministrja Marjeta Zaçe, lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të saj emërohet znj. Filloreta Kodra. Në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Stavri Ristani lirohet nga detyra e zëvendësministrit dhe në vend të tij emërohet z. Edmond Haxhinasto. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave emëroi z. Alfred Rushaj zëvendësministër të Financave, znj. Nora Malaj zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës dhe z. Leonard Beqiri zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u vendos lirimi nga detyra të z. Anton Gurakuqi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, pritet që Kryeministri Sali Berisha të bëjë publikë edhe emrat e tjerë të zëvendësministrave, një pjesë e të cilëve do t’u lihen aleatëve të PD-së, të cilët nuk mundën të hynin në Parlament, por në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara me PD-në, do të marrin poste në nivelet e dyta të qeverisjes.

Ikin nga qeveria

1. Albert Gajo, zëvendësministër i Integrimit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Aleksandër Garuli, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, lirohet nga kjo detyrë.

3. Ndue Preka, zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, lirohet nga kjo detyrë.

4. Marjeta Zaçe, zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, lirohet nga kjo detyrë.

5. Stavri Ristani, zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, lirohet nga kjo detyrë.

6. Anton Gurakuqi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Vijnë në qeveri

1. Edmond Hoxha, emërohet zëvendësministër i Integrimit.

2. Auron Meneri, emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

3. Tokli K. Thomaj emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve .

4. Filloreta Kodra emërohet zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

5. Edmond Haxhinasto emërohet zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit .

6. Alfred Rushaj emërohet zëvendësministër i Financave.

7. Nora Malaj emërohet zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës.

8. Leonard Beqiri emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›