Berisha emëron zëvendësministrat e rinj, i jep 7 poste LSI-së
TIRANË - Janë emëruar sot zëvendësministrat e rinj, ku pjesën më të madhe të posteve e kanë zënë përfaqësuesit e LSI-së. Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë u miratuan 8 vendime për shkarkim dhe emërim zv.ministrash. Në disa dikastere Berisha nuk ka shkarkuar asnjë prej zv.ministrave aktuale duke e çuar në tre numrin e tyre. Rastet janë në Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Arsimit. Ndërsa në Ministrinë e Jashtme ka shkarkuar Gurakuqin e PDK dhe nuk ka emëruar person tjetër, duke lënë vetëm Edit Harxhin zv.ministre në këtë dikaster.
Në bazë të ligjit, zv.ministrat propozohen nga Kryeministri dhe emërohen nga Këshilli i Ministrave. Vihet re se Berisha nuk iu ka dhënë asnjë post aleatëve të tjerë, përpos LSI që natyrisht ka marrë thelën e luanit edhe në rangun e dytë të qeverisjes.
Emrat e zv.ministrave të rinj:
Ministria e Integrimit
Ikën zv. ministri, Albert Gajo, emërohet, Edmond Hoxha, i LSI
Ministria e Mjedisit
Ikën, Aleksandër Garuli, emërohet, Auron Meneri i LSI
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit
Ikën zv.ministri, Ndue Preka, emërohet,Tokli K.Thomaj i LSI
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale
Ikën zv.ministrja, Marjeta Zaçe, emërohet, Filoreta Kodra, e LSI-së
Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit
Ikën, Stavri Ristani, emërohet, Edmond Haxhinasto, i LSI-së
Ministria e Financave
Emërohet, Alfred Rushaj i PD, mbante postin e drejtorit juridik në këtë ministri
Ministria e Arsimit
Emërohet zv. ministre, Nora Malaj, e LSI
Ministria e Ekonomisë
Emërohet zv.ministër, Leonard Beqiri, i LSI
Ministria e Punëve të Jashtme
Ikën zv.ministri, Anton Gurakuqi, (s'ka emërim të ri)