Berisha uron kryeministrin e ri grek Papandreu për detyrën

Kryeministri Berisha, vlerësoi të enjten, në një mesazh urimi drejtuar Kryeministrit të ri grek, zotit Jorgos Papandreu, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë, se marrëdhëniet politike të dy qeverive dhe vendeve tona janë të shkëlqyera.
Në këtë mesazh urimi Kryeministri Berisha shpreh bindjen se "me vizionin dhe platformën Tuaj politike, do t'i ofroni vendit alternativën më efikase për përballimin e sfidave, me të cilat ai përballet, dhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të tij, në të mirë të jetës e begatisë së qytetarëve të vendit Tuaj".
"Marrëdhëniet politike të dy qeverive dhe vendeve tona janë të shkëlqyera, sepse ato janë ndërtuar mbi ndjenjat e miqësisë tradicionale ndërmjet dy popujve tanë fqinj e miq. Mbështetja që Greqia i ka dhënë, në mënyrë të vazhdueshme, anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe procesit të integrimit ne Bashkimin Evropian, është shprehje e shkëlqyer e këtyre ndjenjave dhe e solidaritetit ndërmjet dy vendeve tona e popujve tanë", thuhet në mezazhin e urimit të Kryeministrit Berisha për Kryeministrin e ri të Greqisë.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri Berisha, duke vlerësuar faktin se Greqia është njëri ndër partnerët kryesorë, ekonomikë e tregtarë, të Shqipërisë dhe investitorët nga vendi Juaj kanë patur histori suksesi në vendin tim, shpreh angazhimin e Tij dhe të Qeverisë shqiptare "për t'i çuar edhe më tej këto marrëdhënie, për ta zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, si në rafshin dypalësh, edhe në atë shumëpalësh, e në veçanti, në kuadër të NATO-s dhe integrimit në BE".
Duke i uruar sukses të plotë në detyrë homologut të tij grek, Kryeministri Berisha shpreh dëshirën "t'Ju pres së shpejti në Tiranë".