E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha entuziast, mbaron brenda afatit

Kryeministri Sali Berisha inspektoi punimet ne rrugen Rreshen-Kalimash, te tuneli qe do te lidhe te dy anet me te veshtira te rruges mbarekombetare Durres-Kukes me drejtim Prishtinen. Duket domethenes inspektimi nga kryeministri i kesaj rruge pikerisht kur Prokuroria e Pergjitheshme po kerkon materiale nga Keshilli i Ministrave, ndihme per dosjen hetimore ndaj ministrit te Jashtem, Lulzim Basha (ish-minister Transporti) per abuzime me tenderat si dhe ne kohen kur komisioni kuvendar qe u ngrit per te hetuar mbi kete veper, po mbyll 3 muaj punime me vetem 2-3 mbledhje. Vizita e kryeministrit erdhi gjithashtu ne kohen kur opozita po forcon thirrjet per doreheqjen e ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, deri ne perfundim te hetimeve te prokurorise lidhur me tenderimin e kesaj rruge, ne kohen kur ishte minister i Transporteve. Berisha vizitoi punimet ne segmentin Thirre-Kalimash, segment i cili permban nje tunel rreth 6 kilometra te gjate, qe kalon permes malit Qafa e Kumbulles. Ne fjalen e tij, kryeministri shprehu bindjen se kjo rruge do te perfundoje punimet e saj brenda afatit. "Une kam marre garanci te plote nga kompanite, se do t'i perfundojne punimet brenda afatit. Dy dite me pare ata kane shtruar 22 metra tunel, nderkohe qe mesataren e kane 16 metra. Nga 14 dite, punojne 13 dite. Shpresoj qe gjate veres ata do te punojne edhe me tre turne ne zonat ku nuk ka rrezik per punetoret", tha Berisha. Me tej, kreu i mazhorances vleresoi ndertimin e rruges si nje nga sherbimet me te domosdoshme per vendin. "Ne kete trajektore, ne cdo meter e kilometer te saj te shtohet me shume bindja se ne shqiptaret nuk kemi pasur asgje me te domosdoshme se kjo rruge. Nuk po flas ketu per efektet lokale, sepse ato jane te jashtezakonshme per te gjithe popullaten dhe jane ne funksion te saj", tha ai. Rruga Rreshen-Kalimash eshte pjese e nje autostrade prej 170 kilometrash, qe lidh bregun e Adriatikut me kufirin me Kosoven. Ky segment do te jete nje segment i rendesishme i transportit rrugor kombetar ne Shqiperi, sepse realizon nje lidhje jetike me Kosoven dhe vendet e rajonit. Nga pikepamja teknike, autostrada eshte e ndare ne 3 segmente: Rreshen-Rreps me gjatesi 19.8 km, Rreps-Thirre me gjatesi 26.5 km dhe Thirre-Kalimash me gjatesi 14.8 km. Kjo autostrade, me gjatesi te pergjithshme prej 64 km, me kater korsi, ndertohet nga kompania "Bektel Enka". Segmenti i trete Thirre-Kalimash ka nje tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra te gjate, qe kalon permes malit Qafa e Kumbulles. Ky tunel do te jete nje nder me te gjatet ne rajon. Aktualisht, ne tunel po punohet ne te dy anet, ku nga ana e Thirres tuneli eshte realizuar ne gjatesine 1.3 km. Ndersa nga ana tjeter e tunelit puna ka ecur paralelisht ne nje gjatesi 1.3 km. Te parashikuara ne projekt jane ndertimi i 27 urave, me nje gjatesi totale 24 metra, siperfaqja do te ndertohet me 6 traversa 40-metershe, me peshe 165 tone secila. E.Prendi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›