Topalli: Po mbajme premtimet
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli thote se Partia Demokratike i ka mbajtur premtimet e 3 korrikut te 2005 dhe e ka shnderruar Shqiperine ne kantier ndertimi me veprat qe ka marre. Gjate nje takimi festiv ne qytetin e Fierit, Topalli vuri theksin tek veprat e kesaj qeverie, ndersa renditi si me te suksesshmet nenshkrimin e MSA-se, buxhetin suplementar, rritjen e rrogave dhe te pensioneve, apo dhe ndertimet infrastrukturore qe ka ndermarre ekzekutivi. Ne fjalen e saj, nenkryetarja demokrate, Topalli, falenderoi militantet dhe simpatizantet e PD-se per mbeshtetjen qe ata kane dhene ne keto vite demokraci, duke u shprehur se "pa militantet nuk ka parti dhe se ata jane ekzistenca. Ajo cka me ben me shume pershtypje, eshte se keta militante jane njerez, te cilet kane qene te kthjellet, te qarte se cfare do te thote detyre. Topalli falenderoi dhe te gjithe ata qytetare qe, sipas saj, "na mbeshtesin, na besojne dhe keto jane shtuar shume ne vitin 2005 dhe akoma me shume ne vitin 2008". "Ne fakt, - vijoi ajo, - une e shoh kete ne optimizmin e kryetarit te PD-se, per te zgjeruar harten blu te kesaj partie ne Fier, si dicka krejtesisht te mundur". Nje ambicie jashtezakonisht pozitive, por edhe e faktuar ne zgjedhjet lokale te vitit 2007, ku 9 nga 14 komunat ne rrethin e Fierit u fituan nga PD-ja. E.P