Berisha eshte nje kundershtar thjesht normal
Duke analizuar ne menyre perfekte pse Edi Rama po kandidon serish lodhshem per te gjithe per here te katert per Bashkine e Tiranes kolegu Mustafa Nano ne analizen e tij Nje dreq e di pse por Rama do te kandidoje per Tiranen te gazeta online respublica edhe pse eshte kunder te gjitha arsyeve qe ka Rama per te rikandiduar serish premton per ta mbeshtetur me shume se kurre opoziten kete radhe
Madje duke rene pa e ditur dhe vete ne te njejten logjike arsyetimi qe e con Ramen ne rikandim situata dhe kundershtari i jashtezakonshem Berisha edhe pse e kritikon kete logjike Mustafa Nano bie vete ne perfundim te shkrimit me keq se i kritikuari i tij ne nje gabim edhe me te madh quan Berishen Gadafi yne. Teprim Mustafa teprim
Ne fakt nuk ka menyre me te keqe per te luftuar Berishen dhe nuk ka po gjithaq menyre me te favorshme per Berishen sesa kundershtaret apo kritiket e tij ta teprojne lidhur me te. shte Rama i pari dhe ne pergjithesi shtabi larush dhe inatcor i drejtimit te opozites qe e kane tepruar aq shume duke e de-normalizuar Berishen ne ligjerimin politik duke e hiperbolizuar gjendjen ne vend apo gjendjen e demokracise duke e krahasuar Berishen me te pangjashmit e tij ne Lindjen e Europes apo Lindjen e Mesme aq sa...
Aq sa kane kontribuar aq fort ne stabilizimin e pushtetit te Berishes ne zgjatjen e pushtetit te tij dhe normalizimin ne syte e opinionit publik te shume e shume problemeve skandaleve mosfunksionimeve te jetes se vendit per nje arsye te vetme sepse kundershtaret e Berishes e kane ekzagjeruar aq shume sa vetem duke iu kundervene pak ketij teprimi me pash Berishen mund ta shohesh si normal.
I pari qe e ben kete eshte kryetari i opozites Edi Rama. Edhe pse ka kaluar 11 vjet ne drejtim te saj edhe pse ka 6 vjet qe eshte edhe kryetar i opozites edhe pse po kerkon nje ore e me pare zgjedhje te parakohshme per te qeverisur Shqiperine edhe pse ka aq shume pune per reformuar dhe per te pergatitur opoziten per te ardhur ne pushtet edhe pse nuk do tia dije me per punet e imta dhe komunale te Tiranes te cilat i ka lene prapa edhe si shije edhe si preokupim Rama do te rikandidoje perseri Pse Sepse situata nuk eshte normale sepse po instalohet regjimi apo tirania e Berishes dhe te tjera brockulla si keto.
Shkurt e pranojne qe te gjithe Rama i pari qe kandidimi nuk eshte normal por meqe situata nuk eshte normale kandidimi i Rames behet i domosdoshem madje aq sa dhe fushata duhet te cbehet nga te qenit lokale dhe duhet te kthehet ne referendum politik per ti dhene fund nje ore e me pare regjimit-tirani te Berishes.
Ne fakt i dashur Mustafa duket se qe ne premisa opozita dhe Rama nuk kane te bejne me realitetin kur e vleresojne keshtu realitetin. Berisha eshte nje kundershtar krejt normal tipik i nje demokracie parlamentare me pushtet te kufizuar me fare pak diference vendesh ne Parlament ku mezi jane sajuar nje 73- 74 deputete per te pasur nje qeveri. Berisha po ushtron nje pushtet normal kur per nje sere arsyesh per faktin qe koha dhe mentaliteti ka evoluar ne kete vend dhe bashke me ta edhe institucionet kemi nje qeverisje te kufizuar pikerisht ashtu si e do demokracia normale qeveria ka thjesht pushtetin e kufizuar pushtetet e tjera ose nuk i kontrollon ose i ka kunder.
A jetojme ne nje shoqeri ku qytetaret shqiptare mezi po presin te rrezojne kete qeveri dhe te sjellin ne pushtet opoziten Nuk me duket keshtu sepse po te ishte kjo nuk do te kishim 400 veta te trajnuar per guerilje me 21 Janar por do te kishim dhjetera e mijera qytetare te revoltuar qe duke mos marre rrezikun ne sy do ti suleshin Kryeministrise per te perzene nga atje Berishen - diktator. Nuk do te kishim ate reagim te opinionit publik shqiptar kunder kesaj menyre per te cnormalizuar situaten ne vend. Do te kishim partneret nderkombetare qe ne mos do te ishin ne anen e opozites se paku do te gjenin te kjo e fundit aq gjera te arsyeshme sa per te presionuar mazhorancen per te bere disa leshime te arsyeshme.
Shkurt perpjekja per ta paraqitur Berishen si nje kundershtar anormal lufta ndaj te cilit perligj prishjen e te gjitha normaliteteve te tjera ne te vertete tregon se anormale ne fakt eshte opozita e cila ka nje dy a tre vjet qe nuk po gjen dot fillin e disa gjerave qe ne politike jane shume te thjeshta. Fillohet nga vetja opozita normale me program alternativ me ekip me superioritet moral dhe konceptual ndaj atij qe kerkon te zevendesosh ne pushtet.
Dhe mbi te gjitha zgjidhja e nyjes gordiane ne te cilen ka ngecur sot fati politik i opozites dhe Edi Rames obsesioni per Bashkine e Tiranes. Ne demokraci opozita eshte e rendesishme jo se ka nje pjese te pushtetit qofte dhe bashkine me te madhe te vendit por sepse eshte alternativa e pushtetit. Nese sic po vijon te beje Rama do te vazhdoje te katandise luften politike pozite- opozite ne nje lufte bashki-qeveri rezultatin kesaj ia kemi pare deri tani dhe ska pse te mos vijoje e njejta gje. Por keshtu do te jemi te privuar si interes publik nga normaliteti politik do te jete e privuar dhe vete opozita ne te qenit normale. Mbi te gjitha opozita do te privohet nga krijimi i premisave reale per te qene e per tu pergatitur si alternative per qeverisjen e vendit.