Adriana Ndjej qe njeriu nuk respektohet me
Nje personazh i dashur qe reflekton dhembshuri dhe qetesi ne nje familje qe ka jetuar per nje kohe te gjate ne armiqesi dhe nje tronditje akoma me e madhe e pret. shte Vaja ne tragjedine Romeo dhe Zhuljeta te Shekspirit e inskenuar nga Kico Londo.
Vaja qe i ka ndenjur edhe me afer Zhuljetes se vete e ema zonja Kapultet eshte e hareshme zbavitese por edhe nje grua qe nuk i shpeton syrit te burrave nje Merkuti dinak dhe lepires. Gruaja sikur ruan edhe nje dashuri te fshehte per te zone Kapuletin autoritar.
Ashtu edhe te Zhuljeta nuk shohim vetem vajzen e embel te dashuruar dhe enderrimtare por shpesh tekanjoze nervoze qe nuk arrin ta mbyse dot inatin. Kemi nje Kapulet dhe nje Tibalt me te bute nje Merkut qe nuk i jep jete te gjitha cilesive te vyera me te cilat e ka veshur Shekspiri sharmin dhe shkathtesine mprehtesine inteligjencen dhe marrezine njeheresh.
Me Adriana Tolken folem paraditen e djeshme per Vajen personazhin te cilin aktorja nuk ia kurseu energjite e veta. Nuk ishte vetem pervoja qe ajo dha ne nje shfaqje te rinjsh por edhe loja e zhdervjellet dhe inteligjente.
Me aktoren kthehemi ne fillimet e saj ne teater. Adriana flet per marredhenien me regjisoret me punen me jeten. Portreti i saj tregon se ajo ruan dicka me teper qe mund tia jape rolit nje energji te akumuluar qe pothuajse asnje regjisor nuk ka arritur ta zbuloje apo eksploroje deri ne fund.
Ka mbaruar Akademine e Arteve ne vitin 2000. Ka luajtur me aktore profesioniste qe ne vitin e trete te Akademise ne shfaqjen ndrra e nje nate dimri pjese e Ismail Kadarese me regji te Armando Bores. Pjesa qe e afirmoi ne publik ishte Stjuardesat me regji te Gezim Kames. Ne vitin 2007 ka interpretuar te komedia e zeze Venecia me regji te Spiro Dunit. Me Kico London bashkepunoi ne Kopshtin e Vishnjave te ehovit me rolin e Sharlotes dhe serish me te ne dramen Playboy i Trojeve tona nga Synge.
Asistoi prane regjisorit Thomas Gilyard ne shfaqjen Koleksioni i Perhershem prodhim i Teatrit Kombetar i vitit te shkuar.
Adriana 34 vjec ende nuk ka nje pune te perhershme. Keshtu qe vec skenes mban mbi supe edhe impenjime te tjera diku nje reklame dublime jo ndonje koncert angazhim neper rrethe. Keshtu mund te arrihet te beje nje jete normale.
Publiku mund ta shohe Vajen ne shfaqjen Romeo dhe Zhuljeta nga sonte deri me 10 prill nga e enjtja ne te diel ora 20.00 ne sallen Shekspir te Teatrit te Metropolit.
Adriana Vaja e Shekspirit eshte nje grua ne moshe e pjekur e urte. Ti na solle te ndryshem nuk eshte dadoja meme por dadoja femer...
Ne shumicen e venieve te Shekspirit qofte ne ekranizimet e tij apo edhe kur eshte vene ne teater personazhi i Vajes eshte pare si nje grua ne moshe. Ne fakt po te shohim epoken femrat martoheshin 14 vjec. Nena e Zhuljetes nuk eshte me shume se 28 vjece. Femija qe i ka vdekur Vajes duhej te ishte ne moshen e Zhuljetes. Personazhi nuk eshte me shume se mosha ime Vaja eshte mbi te tridhjetat. Nje karakter i drejtperdrejte llafazane e hareshme vuajtjet e jetes perpiqet ti kaloje dhe te gjeje gjithmone stimuj per jeten.
Karakteri i Vajes ka ngjashmeri me karakterin tim. Ne kendveshtrimin e regjisorit Kico Londo Vaja nuk eshte gruaja babaxhane por nje femer fine qe lakmohet nga meshkujt qe edhe e peson prej tyre. Ajo nuk mund te mos perjetoje ate castin kur Merkuti e ngacmon dhe pastaj nga nervozizmi qe ai largohet qe i la gjerat ne mes ajo ka nje lloj irritimi. Vaja nese nuk do te jete nje femer fine sigurisht aq sa ia lejon rangu i saj nuk mund te rrije prane Zhuljetes se kultivuar. Nuk mund te jete nje grua e rendomte prane nje vajze kaq te mencur.
Ku eshte perqendruar puna jote ne realizimin e karakterit
Ne cdo prove jam perpjekur te impenjohem. Mendoj se puna jone ka te beje shume me procesin e perqendrimit dhe me pasurine jetesore. Nje nga elementet e mjeshterise se aktorit eshte kujtesa emocionale. Nuk eshte e thene qe te kesh kaluar nje ngjarje te caktuar per te perjetuar. Une ende nuk jam nene dhe megjithate i gjej ato shtysa te brendshme brenda meje per te realizuar personazhin e Vajes. Kujtoj njerezit e dashur mungesat ne jete dhe ato japin emocionin e duhur qe i bashkengjiten tekstit te Shekspirit dhe nepermjet perqendrimit arrihet te personazhi.
A e shfrytezoi Londo te gjithe potencialin tend aktorial
Regjisori Kico Londo te le shume te lire. Se pari per te rendesi ka atmosfera e punes ne grup. Ai i jep drejtimin qe duhet aktorit e sheh dhe e ndjek. Mbi te gjitha i ben nje zberthim te mire ideor dhe psikologjik vepres.
Atehere si rate dakord per portretin qe duhet te kishte Vaja jote
Une nuk e shihja veten ne asnje nga Vajat qe kam pare. Nuk kam dashur qe dadoja te ishte thjesht nje bufonade. Ndonjehere dadot shihen edhe si kloun nuk shihet ana femerore e tyre. Mbyllen ne ate portretizimin klasik. Edhe sikur dadoja te ishte shume e madhe ne moshe eshte me rendesi te ndihet femer. Aty burojne te gjitha gjerat e bukura dhe karakteri nuk mbetet i ngurte.
Sfide e punes me nje tekst te Shekspirit eshte rrefimi ne vargje...
Po dhe regjisori ka kembengulur qe ti kushtohej vemendje logjikes se vargut jo rimes. Rima pastaj te con ne kantilene dhe ne loje te pergjithshme ne mosveprim ne patetizem.
Kishte edhe momente renieje ku Shekspiri nuk artikulohej sic duhej...
Epo eshte shume i veshtire Shekspiri. Pastaj varet edhe nga eksperienca. Shumica e aktoreve jane te rinj duhet te gjykojme edhe nga kjo ane.
Thuhet qe sa here lexojme Shekspir aq here gjejme leksione te vyera nga personazhet e tij. Ty vete cfare te terheq te vepra
Me pelqeu qe kisha mundesi te luaja ne nje shfaqje ku dashuria shihet si nje ndjenje e forte sic eshte ne te vertete. Po jetojme ne ca kohe ku dashuria po zhvleresohet. Njerezit nuk i kushtojne rendesi ngaqe jeta eshte shume ritmike plus jane bere me materialiste jane bere me siperfaqesore rendin pas gjerave me te lehta. Duken te lodhur dhe jeta i ka bere te ftohte. Nuk gjejne kohe dhe aftesine qe ti kushtojne rendesi dhe ti jepen dashurise. Jane skeptike nese do te arrijne dot te gjejne dashurine e vertete edhe kur ata vete jane te predispozuar. Ndonjehere dashuria interpretohet si dicka demode. Per dashurine demode flasin njerezit qe nuk kane aftesi te dashurojne.
Te dy Adriana ndjejme se ushqen nje dashuri te sinqerte per punen...
Jam e ndertuar keshtu. Plus investoj per veten time duke u trajnuar fizikisht por edhe me kujdesin ndaj ushqimit. Bej nje jete te rregullt nuk para kam qejf jeten e nates vetem kur organizohem me shoqerine e shijoj sic duhet. Ne pune mundohem te jem korrekte dhe e kam merak qe te krijoj nje marredhenie te mire me gjithe njerezit sepse me krijon edhe qetesi. Pastaj lexoj rregullisht.
Na trego si ke hyre ne teater
Deshirat e mia kane kaluar ne disa profesione. Fillimisht isha e perkushtuar pas anglishtes pastaj pas deshires per biokimine ekonomine kengen. Sot kengen dua qe ta kem ne funksion te teatrit. Per shembull kam shume deshire te luaj ne nje mjuzikell. Ka aktore qe kendojne shume bukur. Thjesht regjisoreve shqiptare iu duhet te guxojne shume me teper.
Duke u marre me spektaklet ne shkolle fitova ne nje konkurs ne gjimnazin Sami Frasheri ku vleresonin aktoret Yllka Mujo dhe Naun Shundi. Keshtu u shfaq prirja per teatrin. Por qe te jesh nje aktor i mire nuk mjafton zeri i mire shkathtesia nuhatja. Duhet nje kulture e pergjithshme shume e mire. Duhet ta njohesh mire jeten.
Tu bene jo pak vite ne teater mund te thuash cfare problemesh vuan teatri sot
Nuk eshte problemi vetem i teatrit. shte problemi total i kultures te ne. Kur behen fushatat e zgjedhjeve kulturen nuk rezulton ne asnje program te partive politike. Nga kjo dalin te tjera te keqija. Se pari artistet duhen trajtuar nuk rrojne me frymen e shenjte. Duhet te pakten buken e perditshme ta kesh te zgjidhur.
Problem jane vetem financat Ato i garantojne edhe rolet e mira
Ka aktore qe zoti i ka bekuar me talent te madh por mund te jene neglizhente ose aq te kultivuar sa te kenaqen me pak. Jeta eshte e veshtire per te gjithe thjesht duhet te gjejme keto shtysat e brendshme per te vazhduar perpara. Ne jete njeriu merr shume goditje qe duhet ti lere te kalojne. Gjithcka fillon edhe mbaron te vetja jote.
Ti vete cfare goditjesh ke provuar
Nuk ndjej se njeriu respektohet shume. Madje edhe njeriu qe punon. Ekziston nje thenie Njeriu qe punon puna e ndjek. Kjo shprehje ka edhe nje konotacion pak negativ. Nuk ka shume respekt per njeriun e punes. Keto problemet ne jeten private i kane te gjithe njerezit. Kam 11-12 vjet qe kam mbaruar shkollen nuk jane pak. Une nuk kam ende nje pune ne nje institucion. Une nuk pranoj te punoj diku tjeter sepse i jam perkushtuar ketij profesioni.