Nje dreq e di pse por Rama do te kandidoje
Gazeta londineze Financial Times thosh dje se Edi Rama do te kandidoje per Bashkine e Tiranes. Ku e dine ata Po nuk eshte se e dine vetem ata e dime edhe ne madje e dime perpara atyre. U vonua pak si per te na dhene mesazhin se ishte duke e menduar kete pune gjere e gjate ne fakt mendja ma thote se nuk eshte menduar hic po hic fare am dhe ne fund nuk mundi te mos ledhatonte dhe njehere tjeter idene fikse qe i rri ne koke prej kohesh te mos heqe dore nga ai post deri sa shqiptaret ta zgjedhin ne postin tjeter pak me te rendesishem ate te kryeministrit. Mos po ngutem une Mos valle ai ka gjetur nje person tjeter per ta futur ne ndeshjen me te bukur e me spektakolare te gares se zgjedhjeve lokale Jo nuk ka gjasa te jete keshtu.
Kush njeh mire makinen e tij te PR-it e kush ka ndjekur me vemendje te gjitha levizjet konvulsive te asaj makine e kupton se ne nje nga keto dite ndoshta neser mass-media do ta kete nje kryelajm Edi Rama kandidon per here te katert per kreun e bashkise se metropolit. Te katert Nuk eshte e pesta apo e gjashta Mua me duket se ka nje jete te tere aty por kronika politike thote se e ka per here te katert.
Qyshkur ka filluar gurguleja e zgjedhjeve lokale Rama nuk ka thene asnjehere se do te kandidoje. Ka vene te tjeret te hedhin si pa dashje idene e kandidimit te tij ndersa vete ka bere sehir e ka testuar opinionet e reagimet ndaj ketyre zerave te porositur. Nese reagimet do te ishin te forta mund ta mendonte dhe terheqjen por ai e ka ditur se nuk do te kish reagime sopra le righe. Se kam fjalen per reagimet e kampit tjeter ato dihen. E kam fjalen per reagime te kampit te Rames. Ska pasur pra te tilla. Ska patur njerez qe te artikulojne ambicjen e tyre per ate post. Ska patur as njerez qe ta shihnin me sy kritik kandidimin e Rames. Tani te merremi vesh njerez te tille ka por puna eshte se sjane bere te gjalle. Te gjithe miq e armiq kane pritur vendimin e Rames qe dihej si do ishte nese sdo ndodhte ndonje hat ne jeten politike.
Per ti lene pa argument kundershtaret e kandidimit te tij ai hidhte per konsum korridoresh e sallonesh ku mbllacitet e pertypet politike sendergjine e sondazheve te bera nga brenda. Keto sondazhe nuk eshte se thoshin qe Edi Rama fiton pasi kjo gje dihet dhe nga Lul Basha. Jo sondazhet shkonin me tej ato thoshin se Edi Rama eshte i vetmi qe e garanton fitoren. Jane bere vertet keto sondazhe Skam ide. Edhe mund te jene bere.
Por do ish mire te na thoshin se cemra te tjere jane hedhur dhe calternativa u jane ofruar respondenteve pervec Rames. Ky i fundit i hodhi vete dy jave me pare nja tri-kater alternativa qe mund ti zinin vendin nuk i hodhi zyrtarisht i hodhi ne nje forme bizarre beri gati emrat e Blendi Klosit Pandeli Majkos Eduard Shalesit Saimir Tahirit e te ndonje tjetri i paketoi ua dha paketen emisareve te vet te cilet u shperndane neper Tirane me synimin per te vjele opinionin e ca njerezve te kualifikuar qe i duan te miren opozites.
Mund te kem qene planifikuar dhe une tek njerezit te cileve u duhej marre nje opinion dhe ne me shume se nje rast me eshte marre opinioni. Cili ka qene ky opinion qe kam dhene Qe ka emra me te mire se keta por duhet trimeri per ti gjetur. Ndersa shume te tjere mund te kene thene fare Jo jo nuk eshte nevoja te eksperimentojme e te rrezikojme nese ska emra medemek me te medhenj thuajini Rames te vere kandidaturen Dhe me kete menyre mundi kundershtaret qe thoshin se ai as e con ne mendje te sugjeroje emra te tjere. Ja i sugjeroi por jane emra qe sjapin garanci. Kjo ishte loja.
Po pse Rama po i jep dum keshtu kesaj pune E verteta eshte se ka dicka tjeter perpos idese fikse per kete post e perpos tahmase se tij per pushtet material. Se pari ka presion nga nomenklatura brenda partise per tmos ia lene askujt tagrin e kompetencat per te qeverisur bashkine e Tiranes e cila eshte nje llokme e madhe pushteti ne terma politike ekonomike financiare e ne terma te PR-it.
Se dyti bashkia e Tiranes me te gjitha mjetet e resurset qe bart eshte e vetmja mbeshtetje logjistike per opoziten me fjale te tjera e vetmia karrote per te ndjelle e bere per vete njerez institucione e entitete te tjera me pushtet e me ndikim dhe i vetmi shkop per ti ndeshkuar aq sa mundet ca e ca qe hane buken e turkut e bejne duvane e kaurit sherben si e tille ne menyre jo fort legale por perballe perdorimit abuziv te pushtetit egzekutiv nga ana e Berishes askush nuk e can koken per kete sjellje jo korrekte kur bjene daullet nuk degjohen pizgat.
Se treti Tirana eshte bastioni i fundit i rendesishem i papushtuar nga Genghis Berisha nese bie dhe Tirana pastaj ska me rendesi asgje. Atehere Atehere duhen perdorur te gjitha mjetet per ta mbrojtur kete bastion.
Se katerti keto zgjedhje jane te rendesishme shume te rendesishme rrjedhimisht gjeja me e pare qe ka rendesi eshte qe ato te mos humben. Se pesti duke u vene ne loje vete aspiranti per kryeminister mund te provokohet nje mobilizim me i madh qytetaresh te Tiranes e per nje efekt a magji metropolitane edhe ata te gjithe Shqiperise. Se gjashti perballe nuk ka nje rival te zakonshem se kam fjalen per Lul Bashen perballe ka nje njeri qe arrin deri dhe te vrase me nje qetesi e shkujdesje qaddafi-ane e merret me mend qe nje kundershtar i tille te kondicionon pa mase e nuk te le te jesh normal ne ligjerimin politik ne zgjedhjet qe ben e ne strategjite qe adopton.
Mund te bihet dakord besoj se ne te pese pikat e mesiperme ka dicka racionale. Mirepo edhe ne keto rrethana edhe sikur ti pranonim keto pika pra edhe sikur te binim dakord se Rama eshte i vetmi socialist qe e ka te sigurte fitoren edhe sikur te binim dakord se aty rrotull tij ska njeri tjeter te cilit mund ti besohet qeverisja e Tiranes prapeseprape ai ka pergjegjesi per kete situate. Nuk i falet qe nder te gjithe ata qe ka rekrutuar gjate viteve te fundit te mos gjeje qofte dhe nje qe te jete ne gjendje ta hedhe ne tapet Lul Bashen i cili nuk ka deshmuar se ka arme tjeter vec faktit qe eshte beniamin i Berishes e vec faktit tjeter qe eshte djale kokoroc e gojebrisk kulturalisht eshte nje hic politikisht eshte teresisht i skualifikueshem si njeri pa asnje ide ne pikepamje humane eshte haptazi nje sycophant ne pikepamje legale eshte krejt i zbuluar.
Prandaj kur Rama thote se nuk kam njeri tjeter qe tme jape garanci ne kete konkurim ne vend ti japim te drejte duhet ta denoncojme per shkretimin qe ka mbjelle rreth vetes ne mos ta denoncojme per faktin qe nuk ka promovuar askend ne menyre te vecante per ta patur si krahun e tij te djathte. Fraza qe degjohet nga te gjithe socialistet Rama eshte i vetmi qe kemi ne vend te te ngushelloje te kall daten. Si i vetmi do me thene i vetmi Pse i vetmi Ku jane te tjeret Nuk ka brenda partise socialiste Pse smerret ndonje nga jashte partise Nuk ka asnje as jashte partise Ou Po te ishte keshtu ky vend do ishte per ti bere nje mut mbi krye. Por seshte fare keshtu. Nuk eshte se ska nuk ka piken e kuptimit te thuash qe ska eshte thjesht qe sduan te shohin. Dhe eshte per te ardhur keq qe ai qe sdo te shohe eshte Edi Rama te cilin dikush e pikasi dhe e zgjodhi nja dhjete e kusur vite me pare. Kush ishte ai E paskeni harruar Fatos Nano. Palo burre ka qene e mbetet por kish nje virtut te jashtezakonshem qe gjendet me rralle se cdo gje tjeter ketyre aneve delegonte pushtet e kompetenca.
Une e di qe shume njerez do ta lexojne kete shkrim e do te thone degjo mund te kesh te drejte por tani kemi nje hall me te madh mbi krye duhet ti tregojme Qaddafi-t tone se shumicen e shqiptareve i ka kunder. E dini Personalisht kete do bej prape do mbeshtes me fort se kurre opoziten por eshte per te ardhur keq qe Edi Rama ben hesape personale mbi kete padurim kolektiv te shqiptareve per tia treguar vendin me vote njerit prej qelbesirave me te medha qe ka prodhuar ky vend. Shqiptaret do te votojne per opoziten. Duhet te votojne. Si kurre ndonjehere. Dhe ne kete mes Rama me siguri do te kontribuoje por me shume do te perfitoje. Por me pas kur Qaddafi yne te mos jete ne do te jemi me te qete ndersa ai vete do te jete pa alibi.