E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksodi i madh i shqiptareve ish-kreu i Brindizit boton kujtimet


Eksodi i marsit 1991 pare nga ish-kryebashkiaku i Brindizit Giuseppe Marchionna eshte dokumentuar ne librin Ditar nga Ferri i Brindizit. Rrefim i diteve te eksodit te madh shqiptar i prezantuar me 11 mars ne qytetin ku mijera shqiptare zbriten njezet vjet te shkuara.


Marchionna aktualisht drejtor i shoqates se Konfederates te Tregtareve ne Brindizi tregon se si papritur nje dite qyteti qe ai administronte u gjend perballe nje vale njerezish qe kerkonin me pare buke se liri.


Ndersa i kerkoja Qeverise kombetare te nderhynte me ushtri nje tjeter ushtri spontane e perbere nga burra gra dhe femije nga Brindizi pa pritur pelqimin e ndonje autoriteti kishte zbritur tashme ne menyre te pavarur ne shesh per tu ardhur ne ndihme me cdo kusht femijeve grave dhe burrave te shenjuar nga vuajtja dhe uria shkruan Giuseppe Marchionna ne parathenien e librit.


Per kete qyteti i Brindizit u nderua me cmim nga organizata humanitare si UNICEF-i dhe Kryqi i Kuq Nderkombetar dhe iu propozua qeverise vendase qe ti njihej Medalja e Arte per Vlera Qytetare.


Ne prezantimin e Ditarit nga Ferri i Brindizit autori eshte shprehur se eshte kjo arsyeja qe me rastin e 20-vjetorit te kesaj pervoje te jashtezakonshme te jetes qytetare eshte e drejte te ndermerret nje nisme konkrete per ti rikthyer qytetit memorien historike te asaj ngjarjeje.


Permes vepres se tij Giuseppe Marchionna risjell raportimet e shtypit per ato dite dhe ngjarje historike qe kalonin emigrantet dhe qyteti. Ne qofte se e ardhmja e nje populli bazohet ne vetedijen e se kaluares se tij atehere ia vlen te kujtohet se cfare ka ndodhur ne ato dite ne Brindizi per ti ofruar cdo qytetari shtysen per tu ndjere krenare shume apo pak per ate cka ai beri ne ato dite te largeta per tu percjelle te rinjve tane nje rast pozitiv per ta gjetur vetveten ne komunitetin e tyre thote autori Giuseppe Marchionna 1953.
Prezantimi i ketij libri ka qene nje nga aktivitet qe qyteti organizon ne tri ditet e fundit 11-13 mars per te kujtuar 20-vjetorin e mberritjes se 25 mije shqiptareve ne bregun perballe.


Nje nga keto aktivitet ka qene koncerti i trombistit Roy Paci ne bashkepunim me banden Fanfara e Tiranes.
Sot pritet te mbahet konferenca Albania dal crollo del regime allintegrazione europea Shqiperia nga renia e regjimit ne integrimin evropian me pjesemarrjen e autoriteteve lokale po edhe politikaneve ne poste drejtuese ne vitin 91 si ministri i Jashtem ne ate Gianni De Michelis. Nga Tirane pritet te marrin pjese ne konference zv/ministrja e Kultures Suzana Turku dhe deputetja Mesila Doda.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›