E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha firmos Planin e Përgjithshëm të Tiranës, reagon Rama

Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot nëpërmjet Facebook-ut firmosjen e Planin e Pergjithshem te Rregullimit te Territorit te kryeqytetit te vendit apo, siç e quan vetë ai, Kushtetuten e rregullimit te territorit te Tiranes.“Ky eshte Plani i Tiranes se ketij shekulli, qe miratohet pasi jane perfunduar projektet dhe garantuar fondet per ndertimin e bulevardit te ri deri ne Paskuqan, si vazhdim i bulevardit Zogu i I-re dhe krijimit te nje zone rekreative ne zonen e lumit te Tiranes”, shkruan Berisha, transmeton Panorama.

Sipas kryeministrit, plani funksionon mbi bazen e ligjeve qe shkurtojne kohen e lejeve te ndertimit prej 399 ditesh, e treta me e gjate dhe me e korruptuar ne bote, standard i zotit Rama, ne 45 dite, standard i zotit Basha dhe Partise Demokratike.

Plani i Ri u premtua, shton ai, 11 vjet me pare, nga ish kryetari Rama, por nuk e beri asnjehere sepse i pelqente betonizimi dhe 20%-shi i tij.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të PS-së, Edi Rama, i cili iu përgjigj nga profili i tij në Tëitter.

“KM lajmeron me tam-tame firmosjen e planit me driteshkurter e korruptiv urbanistik qe ai e quan Kushtetuta e Tiranes! Anullohet ne 23qershor.”- shkruan ish kreu i Bashkisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›