ITU nga Gjeneva thotë se kodi i telefonisë për Kosovën – hipotetike

Sanjay Acharya, shef për komunikim me mediet nga zyra e ITU me seli në Gjenevë ka deklaruar për “Presheva jonë” se “Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e saj të specializuara, si ITU-së.
Si rezultat i kësaj, çështja e caktimit të një kodi telefonik për Kosovën mbetet hipotetike në këtë fazë.
Pas dështimit të negociatave me Tiranën zyrtare që Kosovës t’i mundësohet të përdor të njëjtin prefiks të telefonisë me Shqiptarë, Prishtina zyrtare është në kërkim të zgjidhjeve tjera të tolofonisë për vendin. Këto përpjekje të qeverisë së Kosovës tash së fundi po bëhen edhe në Bruksel përmes dialogut Kosovë-Serbi. «Aktualisht janë dy kode të lira në ITU +383 dhe +384… » kanë shkruar mediat tona që po debatohen edhe në Bruksel.
Por, z.Sanjay Acharya, shef për komunikim me mediet nga zyra e Unionini i Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU) me seli në Gjenevë i ka deklaruar për agjencisë së lajemeve “Presheva Jonë” në Zvicër se “ITU nuk posedon as nuk ka rezervuar kurrëfarë kode të telefonisë për Kosovën..”
Sipas z.Acharya nga ITU “Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e saj të specializuara, si ITU-së. Si rezultat i kësaj, çështja e caktimit të një kodi telefonik për Kosovën mbetet hipotetike në këtë fazë
Ditë më parë, kur u hodh ideja që Kosova mund të shërbehet me numrat e telefonisë me kod të Shqipërisë, zyrtarët e ITU-së kishin deklaruar agjencisë sonë se “Kosova meqë ende nuk është anëtare e ITU-s, mund të përdor cilindo prefiks të telefonisë. Ajo mund të zgjedh ose të Serbisë, të Shqipërisë apo ndonjë vendi tjetër, neve kjo nuk na prish punë. Kjo është një cështje e Kosovë dhe vendeve me të cilat akordohen me Prishtinën.“/Indeksonline/