Referendumi për plehrat do mbahet më 22 dhjetor
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën 22 dhjetor për mbajtjen e referendumit kundër plehrave. Dekreti i Nishanit vjen pas vendimrit të Gjykatës Kushtetuese për të pranuar kërkesën për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit Për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 152, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dekretoi datën 22 dhjetor 2013, për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm me objekt shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 Për menaxhimin e integruar të mbetjeve thuhet në dekretin e presidentit.
Referendumi do të zhvillohet falë Aleancës kundër Importit të Plehrave, drejtuar nga një grup ambientalistësh me në krye Lavdosh Ferrunin, të cilët arritën që të grumbullonin 50 mijë firma, aq sa duheshin për mbajtjen e referendumit./b.l