E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Mirëpresim ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për krizën

Sipas tij, selia rozë ka qenë gjithnjë e gatshme për dialog. “Jemi gati të dialogojmë e të kërkojmë kompromisin në të mirë e interes të Shqipërisë e shqiptarëve, çdo mik e partner i këtij vendi që ka sot vullnetin për të ndihmuar në rrugën e vendosjes së dialogut politik dhe të kërkimit të një kompromisi real e të qëndrueshëm gëzon respektin, mirënjohjen e mikpritjen tonë në çdo çast”, ka deklaruar Rama. 

Kreu socialist shtoi se opozita do të vazhdojë të përmbushë misionin e saj duke protestuar paqësisht. “Ndërkohë, me dorën e shtrirë të paqes që nxjerr Shqipërinë nga kriza përditë e më e thellë, që u jep shqiptarëve mundësinë të përfitojnë qetësinë e zhvillimin e munguar demokratik, që i jep institucioneve kushtetuese mundësinë të funksionojnë në pavarësi e normalitet, ne do të vazhdojmë të përmbushin misionin opozitar duke demonstruar në rrugën e rezistencës paqësore”, shtoi ai.

Në fund, rikujtoi edhe një herë demonstratën e së premtes në disa qytete të vendit. “Tirana, Lezha, Vlora e Korça janë thirrur në demonstratë të premten 4 shkurt për të shprehur kundërshtinë me regjimin e kusarisë, për të kërkuar dorëzimin e 6 komandantëve të Gardës në prokurori, për të kërkuar rifutjen në kornizën e ligjit të Policisë së Shtetit, për të kërkuar një drejtësi të drejtë dhe një zgjidhje të re politike në emër të Shqipërisë Evropiane”, përfundoi kreu socialist. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-02-01 13:31
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›