E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak te enjten serish ne Tirane

I derguari i BE-se Miroslav Lajcak pritet te mberrije per te dyten here ne Tirane te enjten e kesaj jave. Lajmi eshte konfirmuar nga zedhenesja e ministres se Jashtme Evropiane Catherine Ashton Maja Kocijancic. Lajcak do te takohet me lideret politik ne Tirane ndersa do te perserise edhe njehere mesazhet qe dha ne viziten e tij te pare. Misioni i Lajcak sipas zedheneses se Catherine Ashton eshte per te shtuar perpjekjet per rikthmin e dialogut politik ne Shqiperi. Kocijancic tha se Shqiperia duhet te ndjeke axhenden evropiane.

Ne viziten e tij te pare i derguari i posacem i Bashkimit Evropian Miroslav Lajcak fillimisht u shprehu ngushellimet familjeve qe humben njerezit e tyre ne demonstraten e 21 janarit. Me tej ai theksoi mesazhin e qarte qe i drejtohet popullit shqiptar. Ne jemi me ju duam qe Shqiperia te kete nje perspektive te qarte evropiane. Duam te shohim ulje te dhunes. Nuk eshte menyra evropiane e te zgjidhurit te ceshtjeve politike ajo qe pame te premten.

Lajcak permendi takimet e tij me udheheqesit kryesore gjate te cilave shprehu shqetesimin e BE-se ne lidhje me situaten. Theksova nevojen per qetesi. U kujtova perfaqesuesve politike pergjegjesine e tyre. Ne kerkojme shmangien e veprimeve qe mund te cojne ne konfrontime te tjera. Lajcak shprehu ne emer te BE-se se ne duam kthimin e Shqiperise ne rrugen evropiane. E bera te qarte se e ardhmja e Shqiperise varet nga ajo qe ne u kerkojme udheheqesve tuaj te behet dhe te behet tani. shte ne doren e politikaneve tuaj te bejne levizjen e duhur ne drejtimin e duhur. Ata e dine me saktesi se cduhet te bejne nenvizoi ai ne mbyllje te konferences per shtyp



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›