Berisha formaton kabinetin qeveritar
Aldo Bumçi emërohet ministër i Punëve të Jashtme, Florjon Mima ministër i Ekonomisë, Halim Kosova ministër i Shëndetësisë ndërsa Visar Zhiti emërohet ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Menjëherë pas deklarimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për daljen nga qeveria, kryeministri Sali Berisha ka bërë gati edhe emrat që do të zëvendësojnë ministrat e tërhequr të LSI-së. Kështu mësohet se Berisha do t’i paraqesë për dekretim Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Aldo Bumçin në rolin e ministrit të Jashtëm, pas ikjes se Edmond Panaritit. Në postin e ministrit të Kulturës, mbajtur deri tani nga Bumçi, pritet të jetë poeti i mirënjohur, Visar Zhiti. Një emër surprizë mund të konsiderohet edhe ai i Halim Kosovës, i cili pritet të propozohet në pozicionin e ministrit të Shëndetësisë, mbajtur deri tani nga Vangjel Tavo. Florion Mima mësohet se do të emërohet në krye të ministrisë së Ekonomisë, duke zevendesuar keshtu Edmond Haxhinaston.
Në orën 18:00 të ditës së sotme LSI nëpërmjet kreut të saj, Ilir Meta zyrtarizoi daljen nga qeveria dhe tërheqjen e saj nga të gjitha postet politike.