E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI e konsideron të përfunduar marrëveshjen me PD, tërhiqet nga të gjitha nivelet qeverisëse

03-04-2013 / Gazeta 55

Meta: Kryesia vendosi mbylljen e koalicionit me PD. Pranojmë ftesën e PS

Kryesia e LSI ka zyrtarizuar bashkëpunimin me PS për zgjedhjet e 23 qershorit. Në mbledhjen e kryesisë u vendos dhe tërheqja nga qeveria e të gjithë përfaqësuesve të kësaj partie.
“Vlerësoj bashkëpunimin prej 4 vitesh me PD dhe kryetarin e saj, Sali Berisha. Gjatë koalicionit 4 vjeçar me PD kemi plotësuar një sërë reformash të rëndësishme për vendin. Sot Kryesia e LSI mori vendimin për ta mbyllur koalicionin me PD. Pranojmë ftesën e PS. Koalicioni parazgjedhor me PS bëhet pasi në vend kërkohet ekuilibër i ri politik”, vuri në dukje Meta.
Sipas tij, miratimi i 3 ligjeve është një çështje thelbësore dhe LSI do të bëjë gjithçka që ato të miratohen brenda këtij mandati qeverisës.
"Pranimi i kësaj ftesë do thotë angazhim për një dimension thelbësor, por edhe bashkëpunim politik dhe parësor për fitore të së majtës si e vetmja rrugë politike që mund të sjellë ekuilibrin e ri politik që ka nevojë forcimi i mëtejshëm i stabilitetit, por dhe rritje e një konsensusi më të gjerë të integrimit. Miratimi i 3 ligjeve që do ndihmonte marrjen e statusit brenda këtij viti është prioritet me kryesor dhe për ditët dhe javët në vijim dhe do bëjmë përpjekjet të realizohet brenda mandatit të këtij viti të parlamentit”, deklaroi Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›