E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, ftese Metes per te bashkuar votat per "Gjykaten Administrative"

Kryeministri Berisha ka leshuar dje nje thirrje ne drejtim te Metes qe te bashkoje votat me te per te miratuar ligje te rendesishme, mes te cileve edhe ligje qe thellojne reformat ne sistemin e gjyqesorit. Kreu i ekzekutivit ftoi dje Levizjen Socialiste per Integrim dhe cdo parti tjeter opozitare qe te votonte se bashku me mazhorancen ligjin per "Per gjykatat administrative", i cili kerkon nje shumice te cilesuar prej 84 votash. Ne mungese te opozites, e cila bojkotoi seancen e djeshme parlamentare, kryeministri Berisha i beri thirrje partive te tjera opozitare te ndihmojne ne miratimin e ketij ligji, qe ka nje rendesi te vecante edhe ne sektorin e biznesit. Sipas Berishes, mazhoranca ishte e gatshme per ta miratuar kete ligj edhe ne nje seance te vecante dhe madje te priste edhe deri ne muajin shtator per miratimin e kesaj nisme te rendesishme. "Duke shprehur keqardhjen qe nuk e votojme dot sot, mendojme se pavaresisht fushates, pala tjeter ose LSI dhe ndonje nga forcat e tjera qe vendos te bashkoje forcat me ne, te mblidhemi ne nje seance dhe ta miratojme kete ligj ne respekt te biznesit", deklaroi kryeministri Berisha. Ai shprehu keqardhje per mos miratimin e ketij ligji te rendesishem dhe bojkotin nga ana e PS. Sipas tij, ky bojkot ka ardhur si pasoje e urdhrit qe ka dhene Edi Rama, i cili nuk arrin dot te permbush aferat e tij korruptive ne bashkine e Tiranes nese ky ligj miratohet. Teksa ka kritikuar ashper opoziten per bojkotimin e seances ku ishte planifikuar te miratohej projektligji per gjykaten administrative, Berisha ka bere pergjegjes per kete situate kryetarin e PS, Edi Rama. "Krijimi i gjykates administrative eshte vendimi me i mirepritur nga biznesi shqiptar. Ky ligj hartohet me ekspertizen me te mire nderkombetare", ka deklaruar Berisha. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›