E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do te rimbursojme TVSH-ne

Ne nje takim pune me investitore te huaj ne Shqiperi, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka ndare disa ide per zhvillimin e vendit duke marre shkas nga pika te programit qeverises. Kreu socialist tha se vendi do i kaloje pengesat nese ka bashkepunim me grupet investitore. Njeheresh ai eshte shprehur se ne qeverisjen e ardhshme te se majtes, te drejtuar prej tij, nje nga pikat themelore do te jete rimbursimi i Takses se Vleres se Shtuar, per nje sere produktesh, ne menyre qe te nxitet iniciativa e investitoreve te huaj ne vend. "Nje nga pikat qe e kemi te theksuar ne programin tone, eshte pikerisht rimbursimi i TVSH, te ciles do t'i shtojme dhe iniciativa fiskale ne lidhje me importin e makinerive te reja, si dhe investimet. Kjo do t'i lejoje investitoret qe ta trajtojne kete takse ne disa faza menjehere pasi te kene ndermarre hapin e pare", ka qene deklarata e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Per te, kjo eshte nje politike qe do ta zbatoje me shume deshire, pasi do t'i jape nje shtytje te fuqishme ekonomise ne pergjithesi dhe ne menyre te vecante asaj rurale. Ne fjalen e tij kreu i Partise Socialiste tha se ne mandatin e pare partia qe ai drejton do te trajtoje edhe krijimin e Kodit te Punes. Nje kadaster multifunksionale e cila mungon plotesisht ne Shqiperi, por qe eshte nje motor i rendesishem per ti dhene nje kuptim dhe drejtim investimeve te reja dhe ekonomise ne pergjithesi. Rama tha se Kodi i Punes nga njera ane dhe nje kadaster multifunksionale nga ana tjeter se bashku do te bejne te mundur nje ndryshim te dukshem ne drejtim te administrimin e tokes. Ne menyre te vecante investimet qe lidhen me zonat rurale jane perdorur perhere per influence politike dhe per qellime elektorale. "Ne duam te punojme se bashku me ju dhe se bashku me ato grupe qe kane investuar apo qe do te investojne para ne kete vend", u shpreh Rama duke iu drejtuar investitoreve te huaj ne Shqiperi. Eshte shume e rendesishem, vijoi ai, pasi duke u mbeshtetur mbi keto baza, qeveria socialiste dhe investitoret mund te kalojne shume shpejt dhe shume lehte pengesa dhe te evitojne te tjera qe nuk jane shkak i mungeses se vullnetit por injorances dhe nje menyre te punuarit qe i perket te kaluares.

"Ne duam te punojme se bashku me ju dhe se bashku me ata grupe qe kane investuar apo qe do te investojne para ne kete vend. Ideja jone eshte ta bejme kete gje ne baza te rregullta dhe te bejme thesar eksperiencat tuaja dhe idete tuaja", deklaroi Rama, teksa ka shpjeguar programin e tij. Ai ka kerkuar qe ne bashkepunim me komunitetin e biznesit te beje trajnimet profesionale dhe kualifikimin e te rinjve. "Ne do te inkurajojme dhe mbrojme me nje vullnet dhe shpirt krejtesisht te ri cdo lloj investimi ne kete vend qe do te coje ne hapjen e vendeve te reja te punes dhe qe do te kete te beje me prodhimin", tha ai. Duke kembengulur serish ne lehtesirat per thithjen e biznesit te huaj ne vend. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›