Sejdiu: Ftesa e refuzuar nga Shkupi, nje sekuence e keqe

INTERVISTA/ Presidenti i Republikes se Kosoves, dr. Fatmir Sejdiu, ne nje interviste te gjate, dhene radios BBC, ka folur mbi zhvillimet ne Kosove, marredheniet me fqinjet dhe te ardhmen ne keto drejtime, si e parasheh ai
Eshte e pashmangshme tema e fteses ose jo ne ceremonine e perurimit te presidentit te ri te Maqedonise. Me thoni, nese Ballkani per shkak te inateve dhe zilive, po shnderrohet ne nje konflikt interesash?
Mendoj se ka ardhur nje kohe e nevojes per komunikime te ngjeshura dhe te parezerva te vendeve te Ballkanit, perkatesisht te perfaqesuesve te ketyre vendeve. Mendoj se ne kete kohe secili duhet te jap kontributin e vet. Une si president i vendit, te themi i shtetit me te ri ne Evropen Juglindore, ne Evrope dhe ne bote, do te perpiqem qe te jap sinjalet me te mira pozitive te bashkepunimit te ndersjelle, ne radhe te pare me vendet fqinje por edhe me vendete tjera te rajonit, per te krijuar se bashku nje epoke te re te zhvillimeve dhe mendoj se eshte koha, sic e thash edhe ne fillim. Prandaj do te deshiroja qe te cmoj angazhimet per nje partneritet aktiv dhe bashkepunim ne kete kuader te institucioneve te vendeve respektable. Kjo do te sjelle nje situate te re te zhvillimeve pozitive ne te mire te qytetareve duke filluar nga realizimi i pritjeve te qytetareve nga secili vend por edhe ne kuptimin e komunikimeve te mira, filluar nga liria e levizjes, bashkepunimet ekonomike, ato politike dhe ne nivel kulturor por edhe ato ne fushat e tjera qe kane te bejne me sigurine dhe parandalimin e krimit te organizuar. Prandaj mendoj se Ballkani nuk mund te jete imun nga trendet dhe zhvillimet e pergjithshme qe jane perjetime te vendeve te tjera apo ne rajone te tjera. Eshte e vertete nje kohe qe ajo pjese e nxehte qe kane qene apo vale perveluese e popullit te Ballkanit sidomos me trysnite dhe mesymjet gjenocidale qe ka bere Serbia te perendojne. Mendoj se eshte nje kohe e rezonimit edhe brenda per brenda vete ketij shteti, se nuk eshte koha qe dikush te pretendoje apo te mbaje ambicien per te qene hegjemon ndaj te tjereve. Prandaj mendoj se eshte nje etape, qe doren ne zemer, mbeshtetet si vizion politik edhe nga ato qe mund t'i quajme politika te perbashketa te BE-se. Une para sa kohesh, perkatesisht gjate vizites qe kisha ne Republiken e Shqiperise kam pas dhene idene e liberalizimit te plote te levizjes se qytetareve, duke hequr edhe formalitetet, ketu flas per pasaportat per qytetaret qe levizin nga nje vend ne tjetrin. Besoj se do te jete nje shembull i mire kjo qe eshte tani praktike me Republiken e Shqiperise te ndodh edhe me Maqedonine dhe me Malin e Zi dhe pse jo neser edhe me Serbine. Kjo do te ishte nje deshmi e pare dhe e drejtperdrejt e gatishmerise sone per te realizuar praktikisht edhe ato pjese te politikave apo komunikimeve te lirshme te qytetareve sic ndodh edhe ne BE. Pra nje mini Schengen i Ballkanit.
Por ky mini Schengen sikur u zbeh nga fakti se ju si president u anashkaluat nga nje vend tjeter, per shkak te interesave po themi madhore...
Une do te deshiroja qe te anashkaloje kete teme, qe mund te them se ishte nje sekuence e keqe, prandaj do te deshiroja qe si e tille te mbyllet, te mos jete pjese e funksionimeve te vendeve te Ballkanit ne kuptimin e fqinjesive dhe te raporteve me shtetet perreth, ne kuptimin e privilegjeve apo jo privilegjeve per nje vend te caktuar. Prandaj deshiroj vetem te kujtoj se gjithe ajo rremuje qe eshte krijuar mbase mund te jete jo e qelluar dhe them se ka lene nje mbrese jo te mire. Une nuk dua t'i kthehem kesaj teme. Gjithnje kam thene dhe po them se eshte ceshtje e qeverise se Maqedonise, ne kete rast, si nje shtet sovran qe te ftoje apo te mos e ftoje dike ne ceremonite e organizuara apo edhe te ketij lloji me rastin e perurimit te presidentit te ri te vendit. Por kjo nuk do te ndikoje ne thelb ne kuptimin e asaj se cfare duhet te bejne shtetet fqinje mes vete, pra te kemi raporte te mira ne te ardhmen. Ne nderkohe, presidenti Ivanov ka derguar ftese. Eshte nje ftese qe nuk lidhet me keto procese dhe ai besoj se shume mire e ka bere distancen me ato veprime qe kane ndodhur ne nje forme te caktuar. Une edhe njehere e perseris se ne zyren time nuk ka pasur ftese te Republikes se Maqedonise per te marr pjese ne nje ceremoni te tille. Pavaresisht nga ky fakt une mendoj dhe dua qe Republika e Maqedonise te vazhdoje me trendet pozitive dhe te kete stabilitetin e pergjithshem te vendit sikur edhe vendet e tjera te rajonit. Dhe une kam thene gjithnje pse te mos kemi neser edhe raporte te mira me Republiken e Serbise, por gjithnje si dy shtete sovrane, asnjehere ne cilesi tjeter.
Ju po thoni se jeni te gatshem per bashkepunim. Zyrtaret ne Beograd thone se te gjitha forcat politike ne Serbi kane arritur pajtimin per te gjetur zgjidhje paqesore per te gjitha ceshtjet, pra se kane hequr dore nga lufta. Si te ndermerret hapi i pare?
Jo, une do te thosha dicka tjeter. Ne radhe te pare, fatkeqesisht Beogradi edhe tani eshte peng i veprimeve te mehershme dhe peng i retorikes se ashper qe ata gjithnje kane leshuar ne eter karshi Kosoves. Fatkeqesisht kjo i mban peng edhe qytetaret serbe, flas edhe per qytetaret serbe te Kosoves, nje pjese te tyre dhe jo te gjithe. Mendoj se do te jete shume e nevojshme qe te ndodh nje "katarsis", ne mendimin politik dhe ne zhvillimet brenda Serbise, qe te deshmojne te kunderten e asaj qasjeje qe e kane deri tani. Nese kjo qeveri dhe presidenti Tadiq, jane mbeshtetur ne nje forme apo tjetren si shprese te zbatimit te politikave te perbashketa, do te thosha te sensit evropian, ai deri tani nuk e ka deshmuar kete. Pavaresisht nga ky fakt une mendoj se do te jete nje kohe ku lypset guxim dhe te themi edhe nje hap i drejtperdrejt dhe i cili do te jete i liruar nga kjo pjese e ecjeve qe ka pasur deri tani Beogradi. Nga ana e Kosoves nuk do te kete problem. Ne jemi qe te vazhdohet me sinjalet pozitive qe nenkupton edhe ndertimin e raporteve te mira mes dy shteteve sovrane. Ne jemi per ate qe te zbatojme ate qe e kemi dhene si zotim gjate gjithe procesit te negociatave, projektin Ahtisaari, qe do te jete ne dobi te te gjithe qytetareve, ne kete kuader me nje privilegj te vecante, apo me nje zemergjeresi qasjesh ne raport me komunitetin serb. Ne jemi ata qe deshirojme te mbyllim nje kaptine kujtese, te te gjitha atyre qe kemi perjetuar, por te mos na sherbejne ato qe te marrim inate dhe revanshe ndaj popullates serbe dhe ndaj njerezve. Per ne eshte me rendesi qe gjyqesia dhe drejtesia nderkombetare te vazhdoje me veprimet e veta. Eshte e mira ne krejt te keqen qe krimet kunder njerezimit nuk parashkruhen. Prandaj kudo qe te jene njerezit qe fshihen sot, apo strehohen nga vet Beogradi, cdo qeveri serbe eshte shume e vetedijshme dhe ka te dhena te sakta se ku jane kriminelet e luftes dhe ajo deri tani i fsheh apo edhe eshte partnere me ta. Neser do te thosha ne nje levizje te re, eventualisht, pozitive, qe shpresojme se mund te jete, keta njerez qe i kane borxh njerezimit te dalin para drejtesise. Jane farsa ato te tjerat qe udhehiqen me procese gjyqesore, gjoja, ne Beograd dhe eshte farse, do te thosha kur njeriu qe eshte aktori kryesor pas atyre qe kane dhene komanden themelore, por ne udheheqjen e operacioneve te krimeve, lirohet ne mungese provash. Ata njerez qe jane vrare ne Therande (Suhareke), ata njerez qe jane vrare ne Podujeve apo ne mjediset e tjera, si masakra e Izbices e shume te tjera, nuk jane vrare nga njerez jashtetokesore. Por jane vrare nga nje ushtri, polici e njesi paramilitare qe kane te gjithe se bashku dhe nga komandantet e tyre qe kane urdheruar keto vrasje. Pra, jane edhe aktore te drejtperdrejte qe kane terhequr kembezen, apo kane perdorur kamen por jane edhe aktore qe kane dhene urdhrin. Prandaj nuk mund te besojme se ajo qe udhehiqet ne kete forme do te jete nje sadisfaksion. Kjo behet shume qarte per arsye krejt te tjera. Behet per te nxjerre te themi para opinionit nderkombetar, elemente gjoja pozitive se kjo qeveri po merret me denimin e krimineleve te luftes, me denimin e njerezve qe kane kryer krime kunder njerezimit. Perkundrazi, ajo eshte vetem si nje pjese e ndjenjes se saj per te hequr barren nga ajo shtrengese qe duhet t'i behet realisht.
Kur flasim per pakicen serbe, kane ndodhur kohet e fundit shume protesta, trazira ne vendbanimet me shumice serbe. Ne keto mjedise duket se ndikimi i Beogradit zyrtar eshte shume i madh. Kane institucionet e Kosoves, nje strategji per ta zbutur ndikimin e Beogradit mbi pakicen serbe ne Kosove?
Jane dy ceshtje qe duhet te shkojne paralelisht. E para, eshte projekti i qeverise dhe i institucioneve te Kosoves ne garantimin e te drejtave njerezore te te gjithe qytetareve. Pra, kjo nenkupton se secili te kthehet ne pronen e vet. Flas per serbet qe jane te koncentruar ne veri te Kosoves e qe jane nga pjese te tjera, te kthehen ne shtepite e veta dhe te mos sherbehen me krijimin e tensioneve atje ndersa banesat dhe pronat e tyre i kane leshuar me qira. Kjo pune duhet te dihet boterisht. Por, pavaresisht nga ky fakt eshte e drejte e tyre qe te kthehen dhe duhet te behet, ne levizje progresive, presion me oferta qe keta njerez te kthehen, se e kane te sigurt levizjen e tyre, se e kane te sigurt edhe mbeshtetje te tjera ne qeveri, sic edhe i ka dhene Kosova ne kete rast. Dhe ceshtja e dyte, eshte nje presion me i madh i bashkesise nderkombetare mbi Beogradin. Beogradi eshte celesi themelor edhe tash qe ka mbajtur peng dhe ne iluzion kete kategori te qytetareve serbe dhe ka shpenzuar para te medha per mbajtjen e strukturave paralele. Ato struktura qe realisht, udheheqesit e tyre, i kane borxh drejtesise, edhe asaj nderkombetare, njerez qe kane bere krime ne Bosnje, Kroaci po edhe ne Kosove dhe e them me pergjegjesi kete. Dhe e dyta, donacionet qe kane marre, ne forma te ndryshme, nga bashkesia nderkombetare jane para qe jane shpenzuar pikerisht per ta. Rroga te dyfishta qe u jepen policeve, rroga te dyfishta qe u jepen njerezve te shendetesise, punetoreve te arsimit por edhe forma te tjera te investimeve dyshe qe u ka bere Beogradi, karshi atyre qe Kosova u ka dhene, dhe jane njerez qe nuk punojne fare, por qe perkundrazi minojne proceset duhet t'i shikojme pak ma hollesisht. Kemi te dhena qe ne vitin e kaluar, diku rreth 235 milione euro, u jane dhene strukturave paralele nga ana e Beogradit. Prandaj, eshte Beogradi ai faktor qe ben destruksion me keqperdorim qe i jepet nga ana nderkombetare. Po te jene mjetet e tyre, edhe kjo do te ishte e gabuar, por eshte nje vjelje e shpenzim i taksave te taksapaguesve te Evropes dhe te vendeve te tjera qe bejne per te mbeshtetur procese humanitare apo forma te tjera. Por jo ne kete menyre.
Ka zera qe thone se tensionet do te pershkallezohen ne kete kohe kur pritet te filloje fushata parazgjedhore per zgjedhjet lokale ne Kosove. Flas per tensionet ne vendbanimet serbe. Do te beni presion mbi serbet e Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhjet lokale kete vit?
Ne nuk do te bejme presion por do te bejme oferte per cdo qytetar te Kosoves, per cdo zgjedhes, por edhe per cdo grupacion, ose grupim politik qe eshte teper e nevojshme qe Kosova ne kete mandat qe vjen, ne kuader te zgjedhjeve te pushtetit lokal, t'u jepet besimi atyre qe e meritojne dhe qe perfaqesojne qofte interesat politike, te grupacionit, dhe do te varet nga relevanca se a do te kene mbeshtetjen e qytetareve. Por ne te njejten kohe eshte me rendesi edhe si proces i rendesishem per zhvillimin e demokracise dhe institucional te Kosoves, mbi bazen e parimeve te verteta te demokracise. Per ne eshte me rendesi qe kete proces ta zhvillojme, eshte me rendesi qe rasti i nje gare "fair" t'u jepet te gjitheve. Eshte me rendesi qe komunitetet pakice te marrin pjese dhe me kete rast therras edhe njehere qytetaret serbe dhe partite e tyre politike qe te jene aktore real dhe te perbashket per te ndihmuar proceset per Kosoven dhe per te ardhmen e femijeve te tyre dhe te vetvetes natyrisht, ne nje progres te perbashket te shkrire me te gjitha subjektet e tjera, me te gjithe qytetaret e Kosoves. Kosova eshte vend i tyre, sikur edhe cdo qytetari tjeter qe ka te drejtat dhe lirite e garantuara me kushtetute dhe Kosova eshte vend i perspektives se perbashket ne zhvillime dhe procese te medha. Prandaj per ne eshte nje sadisfaksion i mire se shumica e partive politike e te gjitha komuniteteve te tjera, flas te gjitha marrin pjese dhe po ashtu ne pjese e komunitetit serb qe ka perfaqesuesit e vet dhe mendoj se ne kete kohe do te jete ndoshta e nevojshme edhe nje ballafaqim i drejtperdrejte i interesave politike brenda perbrenda komunitetit serb, te cilet debatojne me vetveten se cili eshte shansi, apo eshte shans qe duhet te merret kjo dhe te ecet ne institucione legale, apo eshte shans qe te merren me instruktimin apo mbajtjen peng nga strukturat paralele kriminale.
Mesa kuptoj ju po i beni thirrje edhe Beogradit zyrtar qe ta lehtesoje kete proces?
Une me kete rast, natyrisht per ate pjese te asaj cfare mund te ndikohet, ne kuptimin e sinjaleve pozitive qe do te ishin te nevojshme per te mbeshtetur proceset pozitive, absolutisht Beogradi ka pergjegjesine e vet. S'them se duhet te kete pergjegjesi ne involvim, por ka pergjegjesine te nderprere destruksionet. Ka pergjegjesi qe t'u thote ketyre njerezve, t'u thote shume qarte, se Kosova eshte vend i juaji. Une di veprime te tjera qe ka ndodhur, ta zeme, ne vendet e ish-Federates dhe qe jane krijuar shtete te reja, kur lideret e vendeve te reja, iu thone pjeses se pakices se tyre te ndodhur ne vendin tjeter, se atdheu juaj eshte ketu dhe e kemi shembullin e drejtperdrejte. Ta zeme, lideret e Kroacise, pjeses kroate qe ndodhet ne Bosnje, thone se Bosnja eshte atdheu juaj. Ju mund te keni ndjenjen e dashurise dhe shume aspekte te tjera, qe eshte krejt normale per Republiken e Kroacise, mirepo, atdheu juaj ne kuptimin e funksionimit dhe te ecjes dhe te zhvillimeve dhe te progresit dhe te stabilitetit eshte Bosnja, sic anasjelltas besoj qe duhet te jete i njejti relacion, edhe me boshnjaket ta zeme qe ndodhen ne Republiken e Kroacise. Dhe e them paralelisht, serbet ne Kosove atdhe kane Kosoven dhe Kosova do te jete shansi i zhvillimit te tyre. Serbet mund te mbajne relacione me Serbine, ashtu sic mbahen ne nivelet, ta quajme te standardeve nderkombetare, kerkush nuk ua mohon. Kerkush nuk ia mohon te drejten Serbise qe te interesohet per pakicen e vet, sikur qe shqiptaret apo Kosova duhet te interesohet per pakicen e vete, flas per shqiptaret qe jane ne Luginen e Presheves, te Bujanovcit apo te Medvegjes, ne tri komuna ku ka komunitet, dhe keta njerez te gezojne standarde nderkombetare, te gezojne te drejtat dhe lirite njerezore, qe jane te perputhshme me konventat nderkombetare aktuale. Prandaj, eshte borxh i secilit vend, te themi ne njeren ane apo ne anen tjeter, ne menyre reciproke te ndikojne ne menyre te mire, te rrezatimit, te dhenies se sinjaleve, dhe qe kjo pjese e komunitetit ne njeren ane ta zeme, apo ne anen tjeter te jete asgje tjeter, pos nje shembull i mire, apo nje ure nderlidhese e mire per raporte te mira mes dy vendeve. Realitetet jane realitete, Kosova eshte shtet sovran, Kosova i ka kufijte e vete te garantuar nderkombetar, Kosova do t'i mbroje kufijte e vet, te themi me shansin e zhvillimit. Kosova do te jete ne partneritet te mire edhe te plote me bashkesine nderkombetare, dhe natyrisht ne te gjitha keto politika kemi kete trajtese te mire te perbashket edhe per komunitetet pakice.
Meqe jemi te zgjedhjet, para pak oresh ju keni emeruar nje kryetar te ri te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, opozita te gjithe kete proces deri tani e ka pare me nje dyshim te madh, do ta ndani me degjuesit tane vendimin tuaj se si, kur do te mund te mbahen zgjedhjet lokale kete vit?
Une s'do te flas asnjehere, se roli im nuk eshte qe te flas nga roli i pozites, po flas nga roli i Presidentit te vendit qe ka per funksion qe ka paralelisht qe te kete nje qasje te themi te krijimit te unitetit te pergjithshem te veprimit politik dhe institucional, te institucioneve dhe te subjekteve politike por edhe te shoqerise civile, absolutisht. Dhe them se terheqja e kryetarit te deritashem te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte nje terheqje qe eshte me arsye objektive absolutisht dhe them personale dhe une do te deshiroja me kete rast te falenderoj punen qe z. Xhemajli e ka bere deri tash dhe korrektesine qe ka pasur ne bashkepunim edhe me Presidentin e Kosoves, ne kuptimin e asaj se cka eshte e lejueshme flas gjithmone, ne kuptimin institucional sepse emerohet nga Presidenti, dhe ne anen tjeter korrektesine qe ka pasur ndaj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Natyrisht se sot do te bej zevendesimin e tij me nje kandidat te ri qe eshte po ashtu, kandidat qe permbush kriteret kushtetuese dhe ligjore, sepse duhet te jete se paku gjyqtar i Gjykates se Qarkut apo Gjykates Supreme te Republikes se Kosoves dhe eshte zonjusha Nesrin Lushta e cila do te paraqese, te themi betimin apo do te jape betimin para Presidentit te vendit dhe une do te ftoj natyrisht edhe perfaqesuesit e tjere, apo anetaret e tjere te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Dhe se dyti une mendoj se do te behen veprime shume te shpejta dhe kualitative, qe edhe sekretariati i KQZ-se te kompletohet me ekipin percjelles dhe kjo nuk pengon procesin absolutisht dhe ceshtja e dyte eshte, ne afat ligjor une do te filloj konsultimet me partite politike. Natyrisht se e gjithe kjo pjese, do ta quaja, e komunikimeve jo e presioneve eshte, secili e sheh ne kendin e vete, por eshte jashte pjeses se kontekstit te afatit ligjor. Afati ligjor sic parashihet, flas me Kushtetute perkatesisht me ligjin mbi zgjedhjet e pergjithshme ne Republiken e Kosoves eshte se data e zgjedhjeve mund te caktohet me heret gjashte muaj para afatit te skadimit te mandatit ose me se voni kater muaj. Edhe njeri afat dhe afati tjeter nuk kane mberritur pavaresisht nga fakti se cila do te jete koha qe ne do marrim vendim, ne realitet une do te marr vendimin ne baze te konsultave qe do t'i bej. Prandaj ne fillimin e javes une do te filloj konsultat me partite politike, do te kem nje konsulte te pergjithshme me te gjithe, natyrisht do te kem nje konsulte vec e vec me te gjitha subjektet politike, per te pasur nje permbyllje do te thosha, te perbashket dhe te suksesshme me te gjithe subjektet politike, per te nxjerre ne preferencen e tyre daten qe do te jete me e pershtatshme, natyrisht qe eshte edhe roli im si President i vendit, bazuar ne mandatin qe kam dhe do te zgjedhim nje date qe do t'u pelqeje te gjitheve. Une besoj se do te jete kesisoj dhe nuk ka te beje kjo fare nga kendveshtrimi im me ceshtjet e pozites dhe te opozites, secili ka te drejte qe te flase prape qe te leshoje ne eter vizionin e vete apo qendrimet e veta.
President, me lejoni qe t'ju pyes, ju thoni se roli juaj eshte roli i nje pajtuesi, po themi, ne skenen politike te Kosoves. Kemi pare kohet e fundit nje tensionim te kesaj skene politike. Kur dhe si do ta luani rolin e shtendosesit te situates politike ne Kosove?
Une ne vazhdimesi jam ne konsulte me perfaqesues te partive politike dhe shfrytezoj rastin qe te komunikoj me ta ne menyren e dhenies se mesazheve. Natyrisht se gjithmone ne nje shoqeri demokratike ekzistojne edhe ato qe mund t'i quajme polarizime te natyrshme qe shkojne, por s'do te deshiroja asnjehere qe Kosova te hyje ne nje periudhe apo ne nje rrafsh te polarizimeve ekstreme, te cilat mund te shprehen me inate dhe me destabilizim do te thosha te zhvillimeve politike. Mendoj se ne ate periudhe ne nuk kemi ardhur dhe eshte me rendesi qe ne kete pjese te proceseve te kuptohet se eshte pergjegjesi e secilit qe te jape kontributin e vete, ne radhe te pare ne stabilitetin e vendit dhe ne radhe te dyte qe te gjenden formulat me te mira te mundshme, flas ne fushaten elektorale se duhet te jete, qe te jete nje fushate fer, qe te jete nje fushate luajale, qe te jete nje fushate e cila do te jete kurrgje tjeter pos nje refleks i mire i kultures politike dhe shteterore te ndertuar ne shoqerine e Kosoves apo ne shtetin tone, prandaj keto do te jene kerkesat e mia qe do t'ia adresoj edhe partive politike dhe natyrisht qe nuk do te kem une rolin qe te bej nderhyrje apo prerje cezarike sepse eshte e pamundshme, por do te perpiqem qe vertete nga ky pozicion qe jam te ndihmoj ne trendet me te mira te mundshme edhe per pjesen e funksionimit te institucioneve, edhe per pjesen e asaj qe do te quhet etape apo momente te ndertimit te mandateve te reja, flas per pushtetin lokal. E mira e madhe ne proceset qe kemi kapercyer eshte se ne vendimet per Kosoven, gjithnje kemi qene se bashku. Pra ka qene edhe opozita edhe pozita dhe se ato kane rezultuar me nje marrje te vendimeve pa dilema. Vendime qe kane reflektuar edhe pjekuri te pergjithshme te shtetit te Kosoves.
Dhe per fund zoti president. Zevendespresidenti amerikan Joseph Biden, pritet ta vizitoje rajonin e Ballkanit, dhe ju e keni cilesuar ate si nje vizite historike. A mund te shihet kjo vizite edhe si nje lloj pajtimi te politikave ne Ballkan?
Po une e kam cilesuar dhe e cilesoj vertete si nje vizite historike sepse eshte personaliteti me i larte, zyrtari i SHBA-se, qe e viziton Kosoven, tani ne kete periudhe pas pavaresimit te vendit, sepse kemi pasur edhe periudhen e pasluftes menjehere kur ka qene edhe vizita e presidentit Clinton dhe pastaj edhe sekretares Albright dhe vizita te tjera qe kane qene te niveleve te ndryshme. Por them se ne kete periudhe kjo edhe njehere shenon shume qarte percaktimin e SHBA-se per Kosoven, per pavaresine e saj, per mbeshtetjen qe duhet t'i jepet zhvillimit te proceseve qe kemi para vetes, qe eshte deshmuar te themi edhe me pjesen praktike te investimeve, sui generis, do te thosha ne Kosove, pra te natyrave te ndryshme dhe ne cilesine cfare SHBA-ja di ta beje per Kosoven. Kjo eshte deshmuar edhe ne kohen e vizites qe une, kryeministri dhe ministri i jashtem i beme SHBA-se. Dhe lirisht mund te themi se SHBA-ja ne qasjen e saj te pergjithshme, nese do te japim nje fokus pak me te ngushtuar ne Evrope dhe Evropen Juglindore, kane qene dhe do te mbesin faktor i rendesishem per te ndertuar apo investuar per paqen dhe stabilitetin. Une them se pa kete mbeshtetje te fuqishme veshtire se do te kishim keto procese qe kemi sot. Besoj se angazhimi i SHBA-se, i tyre dhe i aleateve nga BE-ja por edhe i vendeve te tjera do te jete ne kete prizme dhe do te udhehiqet pikerisht me kete ndjenje dhe me kete qasje te thelluar. Prandaj ne u jemi mirenjohes gjithmone. Kjo do te jete nje mundesi e madhe qe ne te shprehim edhe njehere gatishmerine tone dhe percaktimin tone pa dileme per ecje te metejme per Kosoven qe do te jete shtet demokratik i te gjithe qytetareve, per Kosoven qe do te marr pergjegjesite e metejme per te qene faktor i stabilitetit dhe per Kosoven qe ne kete prizem shikimi do te kete sinjale me te mira te mundshme per raporte te mira me vendet fqinje, pra pse jo neser edhe me Serbine. Realisht ne as tani nuk kemi sinjale negative. Dhe njekohesisht per Kosoven qe nuk ka dileme te shpejtoje hapat e saj dhe zhvillimet e saj per te shkurtuar rrugen per te qene anetare e BE-se dhe e NATO-s. Dhe ne kete kuader gjithmone dhe pashkeputshem e themi per Kosoven qe do te investoje vazhdimisht per miqesi te perhershme me SHBA-ne.