Ndalimi i qeseve plastike

Ligji për Menaxhimin e Mbetjeve do te kaloje per diskutim ne seancen plenare te rradhes, cka pritet te sjelle diskutime te forta mbi faturen financiare qe do te kerkohet per zbatimin e saj.
Drejtori i Politikave ne Ministrine e Mjedisit Pellumb Abeshi sqaron se, per te gjetur burime financiare, do te kerkohet rritja e tarifes se takses se gjelberimit dhe efekshmeria per vjeljen e saj nga pushteti vendor.
"Administrimi i mbetjeve kërkon një analizë ekonomiko-financiare dhe nxjerrjen e kostos. Kosto nuk është e njëjtë per gjithe rajonin, por mesatarisht ky nivel takse që aplikohet sot në njësitë vendore, nuk e mbulon gjithë koston e menaxhimit të mbetjeve dhe kjo do të thotë që njësitë vendore do të rishohin nivelin e taksës, edhe në aspektin e vjeljes", thotë Abeshi.
Nderkohe Ministria e Mjedisit eshte duke hartuar nje projekt-vendim te qeverise per kufizimin, e me pas, ndalimin e perdorimit te qeseve plastike njeperdorimshe.
"Ne kemi propozuar që deri në shtator të vitit 2012, bizneset që janë fokusuar në prodhimin e qeseve të plastikës të përshtatin teknologjinë e tyre dhe të zëvëndesojnë qeset e plastikës me qese të tjera të biodegradueshme. Në janar të vitit 2013 është parashikuar të hyjë në fuqi vendimi që ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës që nuk janë të biogradueshme nga të gjitha njësitë tregtare", tha Abeshi.
Ministria e Mjedisit ka kerkuar qe me nje shtator te vitit 2012 te ndalohet prodhimi dhe hedhja ne treg e qeseve qe nuk dekompozohen dhe mbas kesaj date te ndalohet edhe importi i tyre. Hapi final do te ndermerret me nje janar te vitit 2013 ku do te kerkohet ndalimi dhe perdorimi i ketyre qeseve nga te gjitha njesite tregtare. Ne Diten Nderkombetare te Tokes, Korpusi Shqiptar i Vullnetareve, me mbeshtetjen e nje grupi deputetesh dhe personalitetesh publike, lancuan nismen per ndalimin e perdorimit te qeseve plastike. Keto ambalazhe qe u rezistojne agjenteve natyrore me e pakta per 100 vjet jane nje nga ndotesit me te medhenj te mjedisit dhe ne Shqiperi perdoren mestarisht 1.5 milion qese te formave te ndryshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Beteja e humbur me korrupsionin
Studimi, qytetarët: Paguajmë që të marrim shërbimin
Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Berisha: Kriza greke nuk ndikon në Shqipëri
FMN: Ulet rritja e ekonomisë
Thaci: Në veri do të rikthehet rendi dhe ligji