Berisha fton Erdoganin për 100-vjetorin e Pavarësisë!
Share
Kryeministri Berisha, gjatë takimit që ka zhvilluar me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan, u shpreh se e ka ftuar këtë të fundit për një vizitë në Shqipëri. Ftesa ka të bëjë me festimet e Shqipërisë për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Ndoshta Berisha e ka harruar, por si për koincidencë, Shqipëria luftonte 100 vjet më përpara për të fituar pavarësinë pikërisht kundër Turqisë. Dhe, kjo e fundit bëri çmos që mos të lejonte pavarësinë e Shqipërisë, e cila arriti e fundit në Ballkan që të shkëputej nga Perandoria Osmane.
Kohët kanë ndryshuar, por nuk duket normale që të festojmë një vit jubile të pavarësisë, me ish- pushtuesit tanë.