E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna më e re në botë, vetëm 10 vjeç (VIDEO)

Një vajzë vetëm 10 vjeç nga Kolumbia është bërë nëna më e re në botë pasi ka lindur një vajzë të shëndetshme.

Ajo është anëtare e një fisi indigjen të Amerikës Veriore të quajtur Wayuu. Nëna me e re ishte 39 javëshe shtatzënë kur ajo iu nënshtrua një prerje cezariane.

Fëmija i ardhur në jetë peshon 2.2 kg dhe doktorët thonë se është në gjendje të mirë shëndetësore. 

http://www.youtube.com/watch?v=BcvgHeMCMrA

10-vjeçarja e paidentifikuar

Policia kolumbiane mund të nisë një ndjekje penale për babain e fëmijës, për seks me persona nën moshë por Kushtetuta e vendit i garanton një autonomi të pjesshme për fisin Wayuu.  Kjo u lejon atyre sovranitetin për të ruajtur trashëgimin kulturore ku përfshihet edhe lindja e fëmijëve në moshë të re.

Mediat kolumbiane kanë shkruar se bëhet fjalë për një 15-vjeçar ndërsa disa të tjera flasin për një 30-vjeçar. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›