Romeo dhe Xhulieta e Bosnjes (VIDEO)

Bosko dhe Admira
Dy familjet u ndanë nga lufta e Bosnjës dhe i bashkon memoria për çiftin, që guxuan të thyejnë ndarjet etnike. Në Sarajevë, Zijah dhe Nermina Ismic jetojnë në një apartament të mbushur me foto dhe një pikturë të madhe të vajzës së tyre Admira.
Gati një gjysmëdite larg në një fshat serb, jeton Radmila Birkiç, e cila mbi TV mban një foto ku Bosko Brkic dhe Admira janë të buzëqeshur.
Bosko ishte ortodoks serb ndërsa Admira myslimane. Ata ishin dashuruar që fëmijë, para se lufta të niste.
Së bashku ata u përpoqën ti iknin regjimit të Sarajevës por u qëlluan teksa po kalonin urën Vrbanja. Fillimisht u qëllua Brkiç nga një snajper, më pas një plumb tjetër goditi dhe Admirën. Ajo eci disa metra deri sa shtrëngojë të dashurin e saj dhe aty vdiqën.
http://www.youtube.com/watch?v=mhwzhoWP8yU

Trupat e tyre
Trupat e tyre qëndruan të ekspozuar për tetë ditë askush nuk ishte i sigurt për të shkuar atje. Nga ky fakt ata u quajtën Romeo dhe Xhulieta e Sarajevës.
Sot, ata ndodhen në varrezat e Sarajevës, ku prehën të dy së bashku. Prindërit e tyre vazhdojnë të mbeten miq të afërt. Ata akuzojnë liderët politik jo ushtarët për atë që ndodhi.
Ata ishin bashkë për nëntë vite që në momentin që u qëlluan për vdekje me 18 maj të vitit 1993, kush ishin nga 25 vjeç.
Sarajeva sot po rindërtohet por askush nuk i ka harruar 11 541 viktimat gjatë rrethimit. /F.S/