Berisha fton amerikanet te investojne ne Shqiperi
Ne diten e pare te vizites ne Nju Jork Kryeministri Berisha mori pjese ne Forumin e Investimeve SHBA-Shqiperi me pjesemarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipermarrjeve amerikane. Te pranishem ne forum ishin edhe guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Aldo Bumci dhe ambasadore.
Sesioni i pare i ketij forumi u hap nga Eneida Guria Drejtore e Agjencise per Investimet dhe Zhvillimin AIDA. Gjate ketij sesioni u shfaq edhe nje video promovuese e Shqiperise natyres dhe potencialeve te saj. Kryeministri Berisha beri nje prezantim shumeplanesh te zhvillimit ekonomik te vendit dhe treguesve ekonomiko-fiskale reformave ekonomike fiskale dhe dixhitalizimit te procedurave administrative te ndermarra nga qeveria shqiptare ne funksion te berjes se vendit sa me terheqes per investimet e huaja e deshmuar kjo edhe nga niveli i larte i rritjes se investimeve te huaja ne vend si dhe te potencialeve zhvillimore te vendit ne te gjitha fushat ne pasurite e saj te medha natyrore ne infrastrukture ne energjetike ne fushen e turizmit. Kryeministri ftoi sipermarresit amerikane te investojne ne Shqiperi duke i garantuar ata se do te jene te mirepritur do te gjejne nje mjedis shume miqesor per investimet dhe projektet e tyre do te jene nje histori suksesi. Une erdha sot ketu per tju takuar e per tju ftuar me nje ndjenje te vertete pergjegjesie dhe optimizmi sepse vendi im gjate ketyre viteve ka krijuar nje mjedis shume miqesor per ju per investitoret nga e gjithe bota tha ai. Forumi i Investimeve SHBA-Shqiperi eshte organizuar me ndihmen e Podesta Grup dhe ka mbeshtetjen e disa prej firmave qe operojne ne Shqiperi. Podesta Grup eshte nje firme lobiste qe mendohet se po ndihmon edhe qeverine shqiptare. Ky forum eshte sponsorizuar nga kompania Lalzit Bay Resort And Spa sic njoftohet edhe ne faqen zyrtare te saj ne internet http//wwwv.lalzitbay.com/albania/lalzit-bay-sponsors-us-investment-forum/. Kompania ne fjale do te ndertoje nje hotel ne Gjirin e Lalezit. Perfaqesuesi i kesaj kompanie e ka cilesuar si nje mundesi shume te mire zhvillimin e ketij forumi. Ndersa sponsore te tjere jane Bechtel Stream Oil Bankers Petrolium etj.