E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Rama takim me aleatët

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të takohet sot me aleatët ku pritet që në fokus të diskutimeve të jetë reforma zgjedhore.
 

Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokristiane ndërsa pritet që të marrin pjesë të gjithë krerët e partive aleate me Partinë Socialiste të cilët do të bëjnë edhe propozimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore.
 

Duke qenë se si OSBE/ODIHR-i dhe ndërkombëtarët kanë bërë apel që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse në diskutimet për të do të përfshihen edhe propozimet e partive të vogla opozitare.
 

Ndërkohë tryeza e kreut të PS-së Edi Rama me aleatët zhvillohet një ditë pas depozitimit në Kuvend nga PS-ja të propozimeve për ndryshime në procedurat e funksionimit të Parlamentit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›