Topalli Nisma e PS-se Une admiroj transparencen e Kongresit amerikan
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli duke shfrytezuar kthimin nga vizita zyrtare ne SHBA por dhe mosmbledhjen e grupit te PD-se nga Kryeministri Sali Berisha doli dje ne nje konference per shtyp duke bere te ditur qendrimin e mazhorances ne lidhje me nismen e opozites per ndryshimin e rregullores. Numri nje i Kuvendit ka theksuar se ende nuk i ka ne dore propozimet e opozites dhe nuk ka dhene ndonje vleresim per ti pranuar ose jo por ne menyre indirekte ka permendur si shembull votimin ne Kongresin amerikan. Asnje njeri ne bote nuk mund te rrezoje dicka qe ende nuk e ka ne dore. Une nuk mund te rrezoj dicka qe nuk e kam ne dore as ne menyre formale dhe as ne menyre informale. Kryetari i Kuvendit eshte i hapur dhe mirepret cdo iniciative e cila con ne persosjen e metejshme te standardeve.
Nje qellim kryesor kam Standardet E vetmja gje per te cilen une jam shume xheloze jane standardet. Mazhoranca eshte e hapur dhe mirepret cdo propozim eshte e hapur te shqyrtoje cdo propozim qe vjen ne drejtim te konsolidimit te metejshem te standardeve. Ne jemi te hapur per bashkepunim tha kryeparlamentarja. Per sa i perket kthimit te votes se fshehte per votimet e kandidateve Topalli theksoi Une nuk dua te spekuloj mbi hipoteza qe mund te ngrihen ne ambiente te ndryshme. Nga momenti qe do te njihem me propozimet natyrisht kam te drejten per ta krahasuar me standardet e parlamenteve te vendeve demokratike. Natyrisht une dua transparence dhe ajo qe une admiroj ne menyre te padiskutueshme eshte menyra e funksionimit te Kongresit amerikan eshte model i funksionimit te demokracise sepse eshte vendi kampion i lirise e demokracise dhe ketu besoj se te gjithe kemi konsensus. Topalli nderkohe iu kunderpergjigj Rames ne lidhje me votimin e ligjeve me 3/5 e votave. Une nuk e kam degjuar zotin Rama. Por nese kjo eshte e vertete pra qe ka kerkuar terheqjen nga rendi i dites me duket se eshte bllokim. Nuk do doja ta paragjykoja por nese kerkohet terheqja e drafteve mbi te cilet kane punuar deputetet e mazhorances dhe te opozites atehere nuk eshte kurs i ri por eshte bllokim nuk eshte kurs i ri por eshte blof. Nese dikush mendon se permes bllokimit apo kursit te vjeter apo politikes se vjeter te humbin edhe nje vit tjeter kjo do te ishte shume e rende. Kujtoj nje fraze te pak diteve me perpara te Presidentit Obama ne nje fjalim te tij fliste per bllokimin ne pergjithesi Bllokimit i duhet dhene grushti Kete nuk e them une e thote Presidenti Obama tha kryeparlamentarja.