4 hidrocentrale prone shteterore pritet te privatizohen brenda ketij viti

Për herë të parë, qeveria do të privatizojë disa vepra prodhuese të energjisë elektrike, të cilat kanë qenë gjithmonë pronë shtetërore.
Projektligji, për privatizimin e 4 hidrocentraleve të para, që janë: ai i Ulzës, Shkopetit dhe dy hidrocentralet e Bistricës, u diskutua në komisionin e Ekonomisë.
Si fillim, drafti heq pronësinë e hidrocentraleve nga Korporata Elektro-energjetike dhe i organizon ato përkohësisht si shoqëri më vete.
Menjëherë pas shkëputjes së tyre nga KESH do të nisë privatizimi i hidrocentraleve.
Qëllimi i këtij privatizimi është menaxhimi efikas i këtyre veprave të rëndësishme.
Ekspertë të ekonomisë e vlerësojnë privatizimin e 4 hidrocentraleve si një veprim të duhur nga ana e qeverisë, me qëllim mirëmbajtjen e tyre.
Qeveria ka lënë të hapur të dy variantet e privatizimit në draft, qoftë atë të shitjes direkte, por edhe atë të koncesionit.
Sipas draftit, blerësit do i ofrohen jo më pak se 51 për qind e aksioneve të çdo vepre.
Të katra këto hidrocentrale kanë një fuqi të instaluar prej rreth 77 mega vat e barabartë kjo me 5.3 për qind të fuqisë totale të KESH-it.
Në vitin 2010, sipas të dhënave zyrtare të paraqitura në relacionin shoqërues të projektligjit, të katër këto hidrocentrale prodhuan në total rreth 406 milionë kilovat orë energji, rreth 5.5 për qind të totalit që u prodhua në vend.
Në relacionin e ministrisë së Ekonomisë theksohet se paratë e arkëtuara do të përdoren për të financuar investimet e vitit 2011.
Vetëm një javë më parë, kryeministri Berisha, ndërsa paralajmëroi një fushate të re privatizimesh, deklaroi se qeveria do të mbajë në pronësi vetëm digat, shkollat, spitalet dhe tokën publike.