E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton opoziten: Votoni amnistine, mos e politizoni Rozeta Rapushi



Kryeministri Sali Berisha ftoi dje opoziten qe te votoje ne Kuvend, projektligjin per amnistine e gjobave ndaj biznesit. Madje, kreu i qeverise tha dje se eshte i gatshem te prese edhe propozimet e opozites dhe vuri afat daten 22 mars, per ta votuar nje nisme te tille. "Ftoj opoziten te mos politizoje, se per mua ishte shume absurde perpjekja e tyre per te politizuar amnistine, e cila eshte kryekeput jopolitike. I siguroj, se ne rast se do te ishin ata, iniciatore te saj, qeveria nuk do ta kishte refuzuar. Sidoqofte, nje ligj qe votohet bashkerisht ka firmen e seciles pale, ka firmen e te gjithe deputeteve, ndaj dhe njehere dua te shfrytezoj kete takim dhe t'i bej thirrje qe me rastin e 22 marsit, nje dite te shenuar per te gjithe shqiptaret, te arrijne ne nje vendim te perbashket, ta votojne ate ligj", beri thirrje dje kryeministri. Ne kete kuader, ai e garantoi opoziten se amendamentet e saj do te shqyrtohen me seriozitetin me te madh. Duke shtuar, se edhe ne se opozita nuk e voton projektligjin per Amnistine, atehere mazhoranca dhe qeveria do te pergatiten per planin B, qe eshte falja. "Natyrisht, falje nuk mund te kete spektrin qe ka amnistia, por ne do te deshironim qe te gjithe forcat politike ne Parlament te ishin dakord, qe ky akt fisnik, sepse gjithnje amnistite jane te bazuara ne virtytin e fisnikerise, plotesisht i merituar per biznesin shqiptar, e meriton biznesi si gjenerator kryesor i mireqenies, prosperitetit, i atyre qe kemi arritur deri me sot, te mos behet nje problem kundershtie te pamerituar", theksoi kreu i qeverise, gjate mbledhjes se djeshme te Komitetit te Zhvillimit te Rajoneve. Ne kete mbledhje, u mbyllen diskutimet per shperndarjen e grantit te fondit te rajoneve, i cili ben te mundur te hapen ne mbare vendin, ne bashkite dhe komunat e tij rreth 380 projekte. Keto projekte, sipas Berishes, perfshijne rruge dytesore, fshatrash dhe komunash, lagjesh dhe qytetesh, perfshijne shkolla, kanalizime dhe ujesjelles. Kryeministri theksoi se ne shperndarjen e ketyre fondeve, kete vit eshte marre parasysh mesatarja e investimeve ne kater vitet e shkuara dhe eshte bere nje perpjekje e madhe per te zhdukur pabarazine, gjithnje eshte fjala per fryme. "Ne shperndarjen e fondeve kete vit, nje peshe me te madhe ka marre varferia dhe kjo eshte e domosdoshme dhe ketu duhet te theksojme se te dhenat tona jane te peraferta dhe jo te sakta",-tha kryeministri. Ai shtoi se beson qe qeverite vendore ta vleresojne kete hap. Por jo vetem ata qe kandidojne edhe ata qe nuk kandidojne. Kjo sepse sipas tij, ky eshte nje hap teresisht neutral, sikunder eshte i domosdoshem. "Jane bere te gjitha perllogaritjet ndaj dhe duhet te pergezoj te gjitha bashkite dhe komunat e vendit, qe gjejne projektet e tyre ne kete shperndarje, kryekeput transparente dhe ti garantoj ata, te cilet nuk jane perfshire dot, per shkaqe te perparesive dhe asgjeje tjeter, se nuk do te injorohen, por ky komitet do ti shqyrtoje me seriozitetin me te madh, gjate periudhes qe vjen", premtoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›