Besimi i cunguar Nga Bujar Nishani
Reforma ne Drejtesi nepermjet reformimit te sistemit gjyqesor, tashme eshte ne epiqender te proceseve integruese te vendit tone. Qeveria shqiptare dhe Ministria e Drejtesise ka analizuar me kujdes rekomandimet e opinionit te Komisionit Evropian mbi kerkesen e Shqiperise per perfitimin e statusit te vendit kandidat. Nje pjese e ketyre rekomandimeve i adresohen veprimtarise se Ministrise se Drejtesise dhe kerkojne angazhim te drejtperdrejte te saj, per miratimin e strategjise se drejtesise; per zbatimin efektiv te strategjise qeveritare antikorrupsion; per forcimin e luftes kunder krimit te organizuar, si dhe per hartimin e strategjise se pronesise. Ne kete kontekst, sfidat aktuale te sistemit te drejtesise mbeten mirefunksionimi i sistemit gjyqesor, te drejtat e njeriut, sidomos te drejtat e te burgosurve dhe te paraburgosurve; te drejtat e pronesise dhe aksesi ne drejtesi, si dhe bashkepunimi nderkombetar. Temat e zgjedhura per diskutim ne kete tryeze si parimi i gjykimit te panderprere, afatet hetimore dhe rregullat mbi sigurimin/marrjen e provave, gjykimit te shkurtuar, imunitetit te gjyqtareve, jane disa nga sfidat kryesore te sistemit tone gjyqesor pasi permes tyre garantohet zbatimi i se drejtes. Drejtesia dhe funksionimi i saj perbejne pa dyshim themelin dhe garancine e cdo shoqerie demokratike.
Por, drejtesia mund te konsiderohet e tille kur ajo gezon besimin e qytetarit. Sot, ende tek ne drejtesia, e ka te cenuar nivelin e besimit te publikut tek ajo. Kjo mungese e besimit te publikut tek drejtesia, nuk vjen per shkak te mungeses se legjislacionit, as te instrumenteve legal te zbatimit te drejtesise apo te pushtetit te cunguar te drejtesise. Jo. Sot keto komponent qe une permenda ekzistojne ne parametra dhe standarde te pranueshme. Sot, besimi i cunguar i publikut tek drejtesia lidhet kryesisht me sjelljen profesionale dhe etike te individeve qe perfaqesojne sistemin gjyqesor (gjyqtare dhe prokuror) dhe qe veprojne dhe marrin vendime ne emer te ketij pushteti. Si minister i Drejtesise, mund te konfirmoj faktin se jo e gjithe trupa e gjyqtareve dhe prokuroreve eshte e kompromentuar ne krijimin e ketij besimi te cunguar te publikut. Per fat te mire, shumica e anetareve te komunitetit te gjyqtareve dhe prokuroreve disponojne nje integritet profesional dhe etik kredibel. Per fat te keq, nje pjese, jo shume e vogel, ushtrues te praktikave abuzuese nga pikepamja profesionale dhe korruptive nga ajo etike, formojne opinionin dhe perceptimin tek publiku mbi te gjithe sistemin. Ne kete kontekst, sfida ngrihet midis modeleve. Dukshem, modeli negative eshte ne minorance, por opinionberes. Ne kete sfide, mendoj se ka disa elemente qe konkurrojne. Jane padyshim ato te permiresimit te legjislacionit, ato te modernizimit te infrastruktures, te rritjes se nivelit te trajnimit dhe pse jo orientimit e specializimit sipas llojit te se drejtes brenda trupes gjyqesore. Por, mendoj se nuk mund te perjashtohet kontrolli dhe ndeshkimi ligjor ndaj shkeljeve. Ne kete kontekst, do te desha te ndaloja tek ceshtja shume e diskutuar e "imunitetit". Imuniteti, si ne rastin e politikaneve ashtu dhe ne ate te gjyqtareve eshte parashikuar si garanci e sigurise se ushtrimit te detyres dhe lirise se te vepruarit. As juridikisht dhe as nga pikepamja doktrinale, nuk eshte parapare si pengese procedurale e ndeshkimit te abuzimit. Kur permenda me siper konceptin e sfides midis modeleve, kisha parasysh besimin, se vete modeli pozitiv brenda sistemit ka nevoje dhe duhet te kerkoje instrumentet e identifikimit por edhe te margjinalizimit te modelit negativ. Realizimi i kufizimit te imunitetit me procedure te gjeneruar nga brenda vete sistemit, do te ishte shume me kredibel se edhe vete ndryshimi eventual ligjor i parashikimit kushtetues. Sot, ne pjesen e politikes kemi te jetesuar nje praktike te kufizimit te imunitetit.
Permes vetedeklarimit vullnetar me shkrim, te heqjes dore nga imuniteti ne rastet e nisjes se hetimit per afera korruptive, vetedeklarim i notifikuar nga procedura e parapare ne Rregulloren e Parlamentit, deputetet e mazhorances kane realizuar nje model konkret te parimit te barazise perpara ligjit. Besoj fort se nuk ka asnje pengese ligjore apo dhe parimore, qe edhe gjyqtaret, permes nje vetedeklarimi vullnetar me shkrim te kufizimit te imunitetit ne rastet e nisjes se hetimit per afera korruptive, vetedeklarim i cili te notifikohej nga Keshilli i Larte i Drejtesise, te konfirmonin parimin e barazise perpara ligjit te vete atyre qe ligji ju eshte besuar si instrument per te dhene drejtesine per cdo kend. Jam i bindur se ketu do te niste te kurohej mosbesimi i publikut tek sistemi. Ky do te ishte gjithashtu nje element ndihmes edhe ne procesin shume te rendesishem te promovimit te gjyqtareve. Fare mire, perzgjedhja e kandidaturave qe promovohen per ne gjykatat me te larta te vendit, te behej pikerisht nga ai kontingjent qe kane pranuar kufizimin e imunitetit te tyre per rastet e hetimit te korrupsionit. Cdo kush, ka te gjitha kapacitetet te percaktoj bilancin e tij individual te integritetit profesional dhe etik. Ne kete kontekst, nuk shoh asnje justifikim te qenesishem per te shmangur nje perfshirje procedurale legale ne sherbim te nje kontributi madhor sic eshte ai i rritjes se besimit te publikut te sistemi, jo thjesht tek individi.
*Nga fjala e mbajtur dje ne tryezen "Nevoja per nje reforme teresore te procedures penale" organizuar nga OPDAT